NJËSIA CIMIC E KFOR-it VAZHDON ME DONACIONE – KËSAJ RADHE DHURON PAJISJE SPORTIVE PËR KLUBIN BASKETBOLLISTIK ‘TREPÇA’ NË MITROVICË

Pandemia e virusit korona na ka mësuar shumë, por mbi të gjitha na ka treguar se solidariteti, bashkëndjenja dhe ndihma janë thelbësore në situata të tilla. Përveç parandalimit të përhapjes së pandemisë, mundësia për t’i ndihmuar njëritjetrit në këtë kohë të distancimit social na jep një ndjenjë sigurie dhe mirëkuptimi. Mbështetja dhe solidariteti janë gurthemelet e donacioneve të KFOR-it. Në mes të pandemisë në Kosovë, njësiti civilo-ushtarak vazhdoi me donacione, kësaj radhe duke dhuruar pajisje sportive për klubin basketbollistik të femrave dhe meshkujve ‘Trepça’ në Mitrovicë.

 

Në ceremoninë e dorëzimit të këtij donacioni ishte edhe nënkoloneli Jonny Borjesson i cili ndër të tjera tha: “Me anë të këtij projekti ne po përkrahim këtë ekip basketbolli me pajisje të ndryshme që përfshijnë topa dhe veshje e që do të përdoren gjatë trajnimeve dhe garave të lojtarëve. Klubi do t’i përdor këto donacione për të arritur më shumë suksese gjatë stërvitjeve të tyre. Porosia ime për të gjithë të rinjtë në Kosovë, është që të qëndrojnë të bashkuar, të jenë të sjellshëm me njëri- tjetrin dhe të kenë sa më shumë aktivitete së bashku”.

 

Ndërkaq, drejtori për kulturë, rini dhe sport në Komunën e Mitrovicës, z.Tafil Peci shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e tij për këtë donacion: “E falënderoj KFOR-in shumë për këtë donacion. Ky donacion është i mirëseardhur për klubin, sidomos në këtë kohë pandemie. Ftoj të gjithë të rinjtë të mos i ndalin aktivitetet sportive, por gjithmonë duke respektuar masat për parandalimin e virusit ‘COVID-19’.

 

Që nga shpërthimi i COVID-19, KFOR ka realizuar aktivitetet e tij të rregullta, si dhe ka ndërmarrë masa preventive të rrepta në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të kufizuar përhapjen e virusit. KFOR-i vazhdon të kontribuojë në ruajtjen e mjedisit të qetë dhe të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE