ODK FILLON ME OFRIMIN E KURSEVE TË TIK FALAS

Duke filluar nga data 17 mars 2017 organizata Open Data Kosovo ka filluar me ofrimin e kurseve të TIK falas. Këto kurse mund të gjenden në adresën: https://kursori.org/ dhe e tëra që duhet të bëni për t’u bërë pjesë e tyre është që të regjistroheni në këtë platformë dhe të regjistroheni në këto kurse.

 

Nxënësit dhe studentët e regjistruar në kurset që ofrohen në kuadër të platformës do të kenë mundësi që të marrin njohuri dhe shkathtësi të reja të kërkuara në fushën e TIK, me ç’ rast do të rriten mundësitë për punësueshmërinë e tyre në këtë treg.

 

Trajnerët e përzgjedhur për mbajtjen e kurseve të Kursorit janë profesionistë të fushës së TIK-ut dhe ata do të prezantojnë kurikula të përshtatura nga kurikulat ekzistuese të shkollave, kërkesat e tregut të punës si dhe kurikulat e testuara të standardit botëror. Për më tepër, kurikula e kurseve online është dizajnuar posaçërisht për të ndihmuar nxënësit dhe studentët në zhvillimin e aftësive të nevojshme në mënyrë që të përparojnë në karrierë dhe të shkëlqejnë në rrugëtimin profesional dhe akademik.

 

Platforma është e dizajnuar në gjuhën shqipe dhe kurikula e kurseve online është dizajnuar për të ndihmuar nxënësit dhe studentët në zhvillimin e aftësive të nevojshme në mënyrë që të përparojnë në karrierë dhe të shkëlqejnë në rrugëtimin profesional dhe akademik.

 

Kurrikula e kurseve online është e përshtatur që të plotësojë mësimet e përfituara nga shkolla apo universiteti dhe që t’i ndihmojë nxënësit për një performancë të shkëlqyer. Gjithashtu, platforma e ofron mundësinë që të gjithë të interesuarit t’i ndjekin kurset në oraret që ju përshtaten më shumë.

 

Kjo platformë është edhe promovuese e bashkëpunimit ndërkufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë përmes shkollave dhe universiteteve të specializuara në këtë fushë. Objektivat kryesore të kësaj platforme janë:

 

  • Edukimi online
  • Punësim dhe sipërmarrje
  • Ndërtimi i kapaciteteve të institucioneve arsimore

 

*Arsimimi i Hapur në TIK për punësueshmërinë e të rinjve (Open ICT Education for Youth Employability) është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri dhe Agjencia Ausriake për Zhvillim dhe e zbatuar nga Open Data Kosovo dhe AIS (Albanian Institute of Science) përmes Programit të IPA për Bashkëpunimin Ndërkufitar Shqipëri-Kosovë (IPA Cross Border Cooperation Programme Albania – Kosovo).

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE