ORA ASTROLOGJIKE ORLOJ – SIMBOLI I PRAGËS

 

Një orë astrologjike është një orë që e ka të ndërtuar një mekanizëm i cili e tregon pozitën e Diellit, Hënës, Yjësisë së Zodiakut dhe planetëve kryesore individuale. Ora e tillë më e famshme gjendet në qytetin e Pragës, në Republikën Çeke.

 

Sot, ora astrologjike e Pragës është një pasuri funksionale, estetike, historike dhe kulturore e Pragës. Ajo punon tash e sa shekuj duke ua rikujtuar qytetarëve të Pragës ashtu si edhe turistëve se sa kalimtare është koha. Gjatë këtyre shekujve kjo orë i ka dëshmuar të gjitha.

 

Ora Orloj e tregon perceptimin mesjetar për kohën, dhe për këtë arsye ka edhe rëndësi historike. Planeti i Tokës gjendet në qendër të orës, pjesa e kaltër e këtij rrethi e simbolizon qiellin mbi horizontin, kurse pjesa kafe qiellin poshtë horizontit. Lindja, perëndimi, agimi dhe muzgu janë shkruar në gjuhën latine rreth horizontit dhe në këtë mënyrë i japin edhe koordinatat e anëve të botës.

 

Në këtë orë gjendet edhe unaza e zodiakut e cila e prezanton pozitën e yjeve në qiell dhe e cila lëviz sipas pozitës së tyre. Dielli dhe Hëna gjenden në tregues të posaçëm dhe ato lëvizin përmes “rrugës” së zodiakut dhe në këtë mënyrë e tregojnë se ku gjenden ato në raport me yjet.

 

Në të gjenden edhe tri orë (rrathë) më të vegjël të cilët e shfaqin kohën e vjetër të Çekisë (rrethi i jashtëm), kohën evropiane mesjetare (rrethi qendror) dhe kohën e Babilonisë (rrethi i brendshëm). Përndryshe, koha e Babilonisë dallon sipas stinëve – orët janë më të shkurtra dimrit, dhe më të gjata verës – dhe Orloj është ora e vetme në botë që është në gjendje që ta matë atë. Krahas këtyre tri mënyrave të ndryshme për matjen e kohës, treguesi me yll në majë e tregon kohën anësore.

 

Shekujt kalojnë dhe kjo orë vazhdon që të rreh, nganjëherë resht së punuari, por ajo ndreqet dhe restaurohet, dhe fillon të punoj si e re. Në fakt, pjesa qendrore e kësaj ore është punuar në vitin 1410, dhe vazhdon të punoj ende, duke e bërë kështu Orlojin një nga orët më të vjetra në botë që vazhdojnë të punojnë.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE