PAJISJE “COOL” NË VITIN 2021

 

Në pragun e vitit 2021 ne presim shumë risi. Cilat janë risitë kur bëhet fjalë për teknologjinë? Janë krijuar pajisje që mbrojnë shëndetin tonë, që përmirësojnë kohën e kaluar në shtëpi, por edhe që shtyjnë kufijtë në aspektin e teknologjisë. Mund të lexoni më poshtë.

 

Laptop “SUS Zen-Book Pro Duo 15 OLED” me ekran “ASUS Screen-Pad Plus” anash

Laptopi “ASUS Zen-Book Pro Duo 15 OLED” përfshin ekranin “ASUS Screen-Pad Plus”, duke ju ofruar një ekran dytësor me rezolucion 4K, me gjerësi të plotë dhe me prekje. Punon pa probleme me ekranin primar – një ekran 4K OLED HDR. Ekrani sekondar paraqitet lart automatikisht duke ngritur pjesën e pasme në 9.5 gradë, duke përmirësuar kështu lexueshmërinë dhe duke zvogëluar shkëlqimin e ndritshëm. Meqë funksionon në procesorin Intel Core i9 dhe ofron grafikë GPU për laptopa GeForce RTX 3070 të kompanisë “NVIDIA”, ky ZenBook i ri është i shkëlqyeshëm për krijuesit. Për më tepër, “ASUS ZenBook Pro Duo 15 OLED” ka dy porta “Thunderbolt 3”, lidhje Wi-Fi 6, një SSD prej 1 TB (terrabajt) dhe 32 GB RAM DDR4. Për më tepër, dizajni i ekranit të tij pa kornizë e ka një raport 93% ekran-trup dhe ekrani primar e ka një raport kontrasti 1.000.000:1. Më në fund, ekrani i vlerësuar me prekje nga “PANTONE” e siguron saktësinë e ngjyrave për profesionistët e grafikës.

 

Shiriti për ecje “Virtuix Omni One VR”

Ajo që ju nevojitet për ta bërë sa më madhështore përvojën e realitetit tuaj virtual në shtëpi është të jeni në gjendje të lëvizni në mbarë shtëpinë tuaj. Me pajisjen “Virtuix Omni One VR Treadmill”, ju mund ta bëni pikërisht këtë. Në fakt, ky shirit për ecje “VR treadmill” për shtëpi ua mundëson që të lëvizni lart, poshtë, anash dhe në të gjitha drejtimet në 360 gradë. Për më tepër, ai madje e kupton nëse përkuleni apo gjunjëzoheni, siç ndoshta dihet se veproni ashtu gjatë lojrave tuaja. Për më tepër, “Virtuix Omni” ka një diametër prej vetëm 1,2192 metrash.

 

Telefoni i mençur “Samsung Galaxy S21 Ultra 5G” ka një konfigurim inteligjent të kamerës pro-grade

Një nga veçoritë e telefonit është aparati ose kamera, e cila është ajo ku telefoni i mençur “Samsung Galaxy S21 Ultra 5G” vërtet shkëlqen. Në fakt, sistemi i tij i kamerave pro-grade fillon që nga korniza e kamerës telefoni i mençur “S21 Ultra 5G” e ka një kamerë të pasme me katër thjerrëza, një thjerrëz me kënd ultra të gjerë, një me kënd të gjerë dhe dy tele-thjerrëza. me to vjen edhe një sensor pro 108 MP dhe mundësia për foto të detajuara 12-bit RAW, gjersa mund të bëni foto në cilësinë 4K me 60 fps. Për më tepër, ky telefon ofron 100x Space Zoom, një sensor për natën “Bright Night”, një opsion “Night Mode” më të mirë dhe zvogëlim të zhurmës. Përtej aparatit, ky telefon i mençur ofron ‘ultrawide band’ (lidhje me ultra-gjerësi), si dhe lidhje Wi-Fi 6E. Ekrani i tij 6.8″ Dynamic AMOLED 2X paraqet me krenari një shpejtësi të rregullueshme të rifreskimit nga 10 Hz në 120 Hz, varësisht të asaj se çfarë po shikoni.

 

Atletet “Nike Air Jordan XI Adapt Jumpman Shoes”

Një homazh për të kaluarën dhe një pohim për të ardhmen, atletet “Nike Air Jordan XI Adapt Jumpman Shoes” përdorin teknologjinë e fuqisë së lidhëseve. Duke paraqitur me krenari një dizajn vetë-lidhës, këto atlete “Air Jordans” janë ende të ngjashme me formën origjinale të këpucëve që nga 25 vite më parë. Ato mund të duken si këpucë retro atletike, por atletet “Nike Air Jordan XI Adapt” janë mjaft futuriste. Në fakt, këto atlete shkojnë çift me aplikacionin “Nike Adapt”, kështu që ju mund t’i personalizoni ato në maksimum dhe t’i kontrolloni këpucët tuaja duke i personalizuar ato në kohë reale.

 

Aksesorë lojërash “Otterbox”

“Otterbox” paraqiti një linjë aksesorësh lojrash për vitin 2021 në partneritet ekskluziv me “Xbox”. Siç pritej, ekziston një guaskë e kapshme e kontrolluesit “Xbox” që të mund të luani në mënyrë të sigurt dhe një kuti e kontrolluesit “Xbox” në mënyrë që të mund ta mbani të sigurt. Pastaj ekziston një kthetër për të transformuar lojërat e lëvizshme me një kontrollues në një ekosistem të bashkuar (në mënyrë të sigurt!).

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE