PARKU KOMBËTAR CHAPADA DOS VEADEIROS

 

Në shtetin e Goias në Brazil gjendet Parku Kombëtar Chapada Dos Veadeiros. Ky park vlerësohet të jetë 1,8 miliardë vjet i vjetër por, ai u zbulua dhe u themelua si park kombëtar vetëm në vitin 1961 nga Kryetari i Brazilit Juscelino Kubitscheck.

Pjesë e Trashëgimisë Natyrore Botërore të UNESCO

Për shkak të bukurisë së pafund, ky park në vitin 2001 u regjistrua nga UNESCO si një prej Lokacioneve të Trashëgimisë Natyrore Botërore. Ky park gëlon me specie të panumërta të florës dhe faunës, ujëvara dhe peizazhe.

Ethet e arit dhe skllavëria

Dikur, kjo zonë iu shkaktoi njerëzve në mbarë botën ethet e arit, pasi që rreth shekullit të 18-të ajo ishte një minierë e arit në lulëzim e sipër. Pikërisht gjatë kësaj kohe edhe skllavëria ishte në kulmin e saj. Sidoqoftë, me zhdukjen e shpejtë të minierave, disa klane shpëtuan nga skllavëria e tyre dhe më pas me kalimin e kohës u bënë vendas.

Skllevërit e asimiluar

Shumë prej këtyre fiseve dhe komuniteteve vendore si Quilombos dhe Kalunga, me qëllim të mbrojtjes së vendit dhe kulturës së tyre ndërveprojnë me turistët në mënyrën më mikpritëse duke iu ofruar atyre një pjesë të origjinalitetit.

Vendi më i shndritshëm në botë

Për më tepër, për t’i bërë gjërat edhe më interesante, NASA ka deklaruar që Chapada është pika më e shndritshme në Tokë, kur shihet nga gjithësia, sepse ajo shtrihet në një shtrat të kuarcit të kristaltë dhe shkëlqen si një pasqyrë. Madje, sado e frikshme që mund të tingëllojë, sipas gojëdhënave Chapada është vizituar shpesh nga të specie të huaja aliene.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE