Dje, Komandanti i misionit të #KFOR-it të udhëhequr nga #NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, mori pjesë në ceremoninë e prerjes së shiritit që e shënoi përfundimin e një projekti të ndërtimit të një ure këmbësorësh në Zubin Potok, Kosovë.
Grupi i Përbashkët për Mbështetje Logjistike dhe ushtarët e Komandës Rajonale Lindore punuan në mënyrë intensive për të modifikuar rrjedhën e lumit dhe për të hedhur shtyllat e betonit dhe krijuar këtë urë këmbësorësh me forcë industriale. Ura e këmbësorëve do të përdoret nga shumë anëtarë të komunitetit lokal, duke i përfshirë fëmijët, në rrugën e tyre për në shkollë. Kjo përpjekje ishte pjesë e projekteve të rregullta që KFOR-i e realizon në mbështetje të nevojave të komunitetit lokal.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX (Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë) në rolet e tyre përkatëse si mbrojtës të sigurisë.