PESË REKOMANDIME PËR SIGURI NË INTERNET

Siguria në Internet është gjithmonë e rëndësishme, dhe posaçërisht kur të gjithë ne kalojmë kaq shumë kohë online. Komunikimi me shokët, familjarët, shkolla, mësimi – tani, pothuajse gjithçka është virtuale. Për fëmijët dhe adoleshentët kjo situatë e paraqet një sfidë të re kur bëhet fjalë për sigurinë e tyre. Gjithsesi, ekzistojnë mënyra se si ti mbroni ata. Në vijim mund t’i lexoni pesë rekomandime të UNICEF-it që mund t’ju ndihmojnë në këtë drejtim.
1. Komunikimi i hapur
Bisedoni hapur me fëmijët e juaj se me kë dhe si komunikojnë ata. Shpjegojuani atyre rëndësinë dhe vlerën e mirësjelljes dhe mbështetjes në komunikim, dhe se kontaktet diskriminuese dhe të papërgjegjshme janë të papranueshme. Nëse fëmija i juaj përjeton diçka të tillë, apo ndoshta edhe dhunë në Internet, nxiteni që këtë t’ua tregoj juve apo ndonjë personi tjetër të rritur të cilit ai i beson. Vendosni rregulla se si dhe kur mund të përdoren pajisjet për kyçja në Internet.
2. Teknologjia mbrojtëse
Programet antivurs, rregullimi i privatësisë, mbulimi i kamerës së internetit kur ajo nuk përdoret, kontrolli prindëror në pajisje, kërkimi i sigurt – të gjitha këto janë mënyra për të mbrojtur fëmijën tuaj në Internet.
Kujdes kur keni të bëni me burimet edukative falas, shpjegojani fëmijës suaj që kurrë nuk duhet të dorëzojë diku fotografinë me emrin dhe mbiemrin e plotë për shfrytëzimin e këtyre burimeve. Mësojeni fëmijën tuaj se si duhet t’i ruaj të dhënat personale, posaçërisht, kur bëhet fjalë për personat e panjohur.
3. kaloni kohë bashkë online
Mundësojani fëmijës suaj që të ketë ndërveprim online pozitiv dhe të sigurt me shokët, familjen dhe ju. Në këtë mënyrë ju do të jeni modeli i tij kur të bëhet fjalë për mirësjellje dhe empati në bisedat virtuale.
Ndihmojeni fëmijën tuaj që t’i njeh dhe t’i shmang dezinformatat, aplikacionet, lojërat dhe përmbajtjet online të cilat nuk janë të përshtatshme për moshën e tij, sepse, kjo mund të rris ndjenjën e ankthit kur bëhet fjalë për COVID-19.
Ka shumë burime digjitale të cilat ofrohen nga burime të besueshme si UNICEF-i apo Organizata Botërore e Shëndetësisë.
4. nxitni zakonet e shëndetshme online
Mirësjellja dhe respektimi ndaj bashkëbiseduesve, kujdesi për veshjet gjatë bisedave dhe vendi nga ku bisedohet – po ashtu janë gjëra për të cilat duhet t’i nxisni fëmijët e juaj.
Denonconi materialet që nuk janë të përshtatshme nëse e vëreni se bëhet fjalë për dhunë përmes Internetit.
Kushtoni vëmendje reklamave të cilat fëmija juaj mund t’i sheh gjatë shfrytëzimit të Internetit, dhe të cilat mund të promovojnë stile jo të shëndetshme të jetës, stereotipat gjinor, materialet që nuk janë të përshtatshme për moshën e fëmijës suaj. Ndihmojeni fëmijën tuaj që t’i njeh porositë negative.
5. Argëtimi dhe shprehja e vetvetes
Fakti se kalojnë më shumë kohë online, mund t’i ndihmojë fëmijët e juaj që ta shfrytëzojnë për prezantimin e qëndrimeve të tyre dhe që t’i përkrahin ata që kanë nevojë gjatë pandemisë.
Shfrytëzoni mjetet online për ta vënë në lëvizje fëmijën tuaj, për shembull, video incizime të ushtrimeve online për fëmijë dhe video lojëra që kërkojnë lëvizje fizike. Krijoni një baraspeshë në mes të aktiviteteve në Internet dhe atyre pa Internet, gjë që nënkupton daljen jashtë shtëpisë, nëse kjo është e mundur.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE