PLANIFIKONI PUSHIMET E PËRSOSURA VERORE

Pranojeni, tashmë jeni zhytur në mendime për verën që po vjen. Në mendjen tuaj, me siguri po e kaloni verën në një plazh, me shoqërinë më të mirë, një mik. Sido që ta imagjinoni, duket kaq bukur dhe gazmore në mendjen tuaj për momentin….

 

Sigurisht që kështu duhet të jetë vera, sidomos kur jeni të ri si ju, lexuesit tanë të dashur, si dhe nuk keni shumë përgjegjësi dhe mund të përballoni të festoni deri në agim. Aventurat janë gjithmonë të mirëseardhura, si me miqtë në qytetin tuaj apo gjatë një udhëtimi, si dhe aventurat e dashurisë, zgjedhjet gjithmonë ju takojnë juve. Gjersa ne ju sugjerojmë se si ta bëni këtë verë edhe më të këndshme, me pak gjëra dhe gjëra të vogla.

 

Plazhi dhe deti

Deti është gjithmonë një destinacion ku shumica e njerëzve do të shkojnë me një buzëqeshje të madhe në fytyrë. Shfrytëzojeni atë kohë për të kaluar çdo ditë në plazh, për t’u “bashkuar” me rërën, për t’u kënaqur plotësisht, për t’u çlodhur dhe për t’u shkëputur plotësisht nga gjithçka që ju ka shqetësuar, mërzitur dhe brengosur gjatë muajve paraprakë. Shijoni çdo moment që kaloni në plazh, në ujin e detit dhe sigurohuni që të kaloni pothuajse gjithë kohën atje. Merrni kafshët tuaja shtëpiake, shëtitni ato në një gjelbërim aty pranë, një park, merrni me vete pak “snack” dhe ndërsa ata janë duke luajtur dhe vrapuar rreth jush, shijoni vaktin tuaj të preferuar. Kjo është mënyra perfekte për të rimbushur bateritë tuaja!

 

 

Të bërit banjë në shtëpi

Keni nevojë për pushime, por pas një dite të ngarkuar? Mbushni vaskën tuaj dhe krijoni një eksperiencë të vërtetë banje në shtëpinë tuaj, mbusheni një gotë akulloren tuaj të preferuar, shtoni disa biskota dhe shijoni orët e ardhshme. Gjithsesi është shumë vapë jashtë për të bërë diçka tjetër …

Festivali në shtëpi

Nëse nuk keni para për të blerë biletën për festivalin tuaj të preferuar veror, atëherë organizoni festivalin tuaj. Organizoni një festë me një temë të caktuar në oborrin e shtëpisë ose apartamentit tuaj, shtoni pak shkëlqim, muzikë të preferuar, disponim dhe kjo është gjithçka që do t’ju nevojitet për të zëvendësuar në mënyrë të shkëlqyeshme vendin që keni dëshiruar të vizitoni.

 

Piknik me miqtë

Aranzhohuni me miqtë tuaj dhe organizoni një piknik me ushqimin dhe pijet tuaja të preferuara. Ndani detyrat në mënyrë që të organizoni gjithçka shpejt dhe kështu do të keni edhe një ditë tjetër të përsosur vere.

 

Punëtori dhe kampe vullnetare

Vera është koha për punëtori dhe ngjarje të ndryshme, kështu që regjistrohuni në një kamp vullnetar që do t’ju lejojë të bëni shumë njohje të reja, të fitoni përvoja të këndshme dhe të kaloni pak kohë cilësore. Merrni kompjuterin tuaj dhe shfletoni internetin. Gjeni ofertat më të mira për pushime, një udhëtim që mund të përballoni financiarisht me miqtë tuaj. Nëse nuk jeni në gjendje të përballoni një pushim më të gjatë, gjithmonë mund të gjeni oferta për një fundjavë të zgjatur të organizuar në mënyrë perfekte.

 

Grill dhe lojëra në tavolinë

Në vend që të shkoni në një darkë luksoze ose elegante, organizoni një grill në oborrin e shtëpisë tuaj, përgatitni lojëra në tavolinë dhe ftoni miqtë tuaj. Përveç një atmosfere të relaksuar dhe një grupi të mirë, nuk keni nevojë për asgjë tjetër për të kaluar një kohë të këndshme.

Gara gatimi

Bëni një garë me miqtë tuaj. Formoni ekipe, garoni për të parë se kush është më i mirë dhe më i shpejtë në përgatitjen e picave, ose disa ëmbëlsirave ose ndonjë gjë që ju pëlqen të hani. Përveç përgatitjes së diçkaje që ju pëlqen të hani, patjetër që do të argëtoheni shumë.

 

TEXTBOX

Çelësi i një vere të suksesshme dhe përmbushëse është planifikimi dhe përshtatja me dëshirat dhe mundësitë tuaja. Pavarësisht nëse bëni një udhëtim në bregdet ose argëtoheni në oborrin e shtëpisë suaj, është e rëndësishme që të relaksoheni, të argëtoheni dhe të rimbushni bateritë tuaja për sfidat e ardhshme. Krijoni kujtime që do t’i mbani mend gjithë jetës dhe shijoni çdo moment të kësaj vere.