PLATFORMA AFËR FËMIJËS

 

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) me dëshirën për t’iu dalë në ndihmë prindërve, kujdestarëve dhe ofruesve të tjerë të shërbimeve për zhvillimin e shëndetshëm në fëmijërinë e hershme kohë më parë e ka lansuar Platformën Afër Fëmijës, të cilën mund ta gjeni këtu.

 

Në këtë platformë, të gjithë ata që janë të interesuar mund të gjejnë një numër të madh të aktiviteteve, këshillave, udhëzimeve, tregimeve dhe diskutimeve për prindër. Në një prononcim për mediat në Kosovë në lidhje me platformën Afër Fëmijës, Loreta Keqekolla nga KOMF theksoi: “Që nga viti 2019, KOMF në mesin e objektivave të tjera e ka edhe objektivin e përparimit të zhvillimit të fëmijës në fëmijërinë e hershme si fushë, të cilës deri tani në Kosovë nuk i është kushtuar shumë rëndësi.”

 

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, i themeluar në Qershor të vitit 2011, është një koalicion i përbërë nga 31 organizata jo qeveritare vendore dhe ndërkombëtare me mision të përbashkët avokimin për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE