PLATFORMA AKADEMIA KUNDËR PLAGJIATURËS

Keni dëgjuar për Platformën Akademia? Po për plagjiaturën?

 

Po e fillojmë këtë artikull me këto dy pyetje sepse ekzistenca e Platformës Akademia është e lidhur ngushtë me luftimin e plagjiaturës në të gjitha trevat shqipfolëse.

 

Në prezantimin e vetvetes në faqen https://akademia.al/, thuhet se “Akademia është ndër sistemet më cilësore për parandalimin e plagjiaturës dhe është sistemi i vetëm që mundëson analizë ndërgjuhësore!” Me fjalë të tjera Platforma Akademia e ofron mundësinë përmes MLPlag për kontrollimin e ngjashmërive nga 5 (pesë) gjuhë të huaja. Po ashtu, përmes sistemit anti-plagjiaturë përdoruesit e kësaj platforme fitojnë qasje në më shumë se 17 miliardë shkrime në gjuhën shqipe dhe nga gjuhët e huaja. Ky sistem i analizon ngjashmëritë edhe nga formatet PDF dhe Word të cilat janë të digjitalizuara, thuhet më tej në ueb faqen e Akademia.

 

Më 22 maj të këtij viti, përmes një postimi në llogarinë e tyre në Facebook, Platforma Akademia bëri të ditur se është pranuar në programin “Microsoft for Startups!”

 

Microsoft for Startups është program unik që i ndihmon kompanitë start-up të përshpejtojnë rritjen dhe në të njëjtën kohë ju mundëson kompanive të reja që të përmirësojnë dhe ofrojnë shërbime më cilësore për klientët e tyre, thuhet në postimin e tyre.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE