PLATFORMA DIGJITALE PËR PJESËMARRJE TË PUBLIKUT

 

Platforma Digjitale për Pjesëmarrje të Publikut është ueb adresë në internet që shërben për komunikim në mënyre interaktive dhe transparente në mes banorëve të komunës dhe zyrtarëve komunal, përmes së cilës do të keni mundësi që të bëni propozime, duke regjistruar ide apo rekomandime për lagjen apo komunën ku jetoni.

 

Shfletimi i platformës nga vizitori

Për ta përdorur këtë platformë, fillimisht ju duhet të zgjidhni komunën tuaj nga harta në faqen fillestare të platformës. Pastaj, ju si vizitor mund të kërkoni dhe shfletoni regjistrimet e bëra nga banorët e komunës tuaj dhe të drejtorive komunale. Ju mund t’i lexoni edhe diskutimet në mes të banorëve dhe zyrtarëve, si dhe mund të shihni numrin e votave të mbledhura nga ndonjë regjistrim dhe mund të shihni pozicionet e tyre në hartë.

 

Hyrja në platformë

Që të shtoni regjistrim të ri (ide, rekomandim, etj.) në platformë, apo që të votoni dhe komentoni në regjistrimet e komunës apo banorëve të tjerë, ju duhet që të qaseni në platformë përmes rrjeteve sociale apo të krijoni një llogari të re.

 

Votimi dhe komentimi

Pasi të keni hyrë në platformë, ju mund të votoni regjistrimet ekzistuese për interesat e rrugës suaj, bashkësisë lokale apo interesit publik të të gjithë komunës, si dhe mund të diskutoni apo jepni vlerësimin tuaj përmes komenteve në atë regjistrim.

 

Shtimi i regjistrimit

Ju mund të ndihmoni komunitetin tuaj me ide dhe rekomandime, prandaj shtoni regjistrimet (idetë, rekomandimet, etj.) tuaja dhe prisni vlerësimet e komunës dhe komunitetit përmes votave dhe komenteve të tyre. Për të shtuar një regjistrim, ju do të shtypni butonin “Shto regjistrim të Ri”.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE