PLAZHI ROZË NË ISHULLIN HARBOR, BAHAMAS

 

Plazhi Pink Sand (Rëra Rozë), që gjendet në ishullin Harbor në Bahamas, është një nga plazhet më të bukura në Karaibe. Ai përbëhet nga tri kilometra mahnitëse me rërë rozë dhe ujë të pastër kristal. Plazhi rozë është në fakt një përzierje e rërës, guralecëve të vegjël dhe guaskave të grimcuara të cilat ia japin atij këtë nuancë të pabesueshme. Ky plazh mund të arrihet përmes ujit nga ishulli Eleuthera, ku ndodhet aeroporti.