PRITJES I ERDHI FUNDI!

 

Të dashur pjesëmarrës të konkursit tonë shpërblyes “Le të mendojmë për miqësinë!”, pas pothuajse tre muajve, më në fund e arritëm vijën e cakut tonë, shpalljen e emrave të fituesve të konkursit tonë.

 

Para se të tregojmë se kush janë fituesit në emër të redaksisë së Revistës ‘For You’ dhe Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë i falënderojmë edhe njëherë të gjithë pjesëmarrësit e konkursit për punimet që i kanë dorëzuar. Njëherit, me këtë rast duam t’ua rikujtojmë edhe njëherë se si janë përzgjedhur fituesit tanë.

 

Një fitues është përcaktuar drejtpërdrejt nga votat e pranuara nga publiku në formën e ‘like & share’ në Facebook. Ndërsa, dy fituesit e tjerë janë përzgjedhur nga juria profesionale e përbërë nga ushtarakët e KFOR-it dhe redaksia jonë, të cilët kanë punuar në këtë drejtim që nga mbyllja e fazës së votimeve dhe deri më sot. Rrjedhimisht, të gjitha punimet që i kanë përmbushur kushtet e konkursit janë lexuar dhe analizuar për sa i përket përmbajtjes, stilit si dhe saktësisë drejtshkrimore dhe gramatikore të punimeve.

 

Duhet theksuar se cilësia e shkrimeve tuaja nuk na e bëri punën aspak të lehtë, sidoqoftë me vendim unanim fituesit e konkursit tonë janë:

 

  1. Yllka Zeqiri – fituese e votimit të publikut me 1k (1141) like dhe 1k (1000) share.
  2. Besion Bobaj – fitues me vendim të jurisë.
  3. Ernit Sylejmani – fitues me vendim të jurisë.

 

Redaksia e jonë do të kontaktojë me të gjithë fituesit gjatë ditëve në vijim, për t’i aranzhuar detajet për dorëzimin e shpërblimeve.

 

Fituesit i urojmë për fitoren, kurse të gjithë ju të tjerëve ju ftojmë që të vazhdoni të na përcillni, për befasi dhe risi të tjera, në platformat tona:

 

Web faqe: https://magazineforyou.com/1/

Facebook – https://www.facebook.com/Magazine4Ushqip

Instagram: https://instagram.com/magazine4ushqip

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE