PROGRAMI I SHKËMBIMIT PËR ANGAZHIM NË KOMUNITET

 

Duke filluar nga data 23 nëntor dhe deri më 23 dhjetor do të jetë i hapur aplikimi për Programin e Shkëmbimit për Angazhim në Komunitet (Community Engagement Exchange Program – CEEP) për vitin 2021, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë. Në këtë njoftim më tej ftohen të gjithë që të aplikojnë të gjithë ata që janë të interesuar që të fitojnë ekspertizë, shkathtësi, dhe burime për të marrë role më të mëdha të udhëheqjes në institucionet dhe komunitetet e tyre në Kosovë.

 

CEEP është një rrjet dinamik global i novatorëve, të cilët punojnë me komunitetet për të adresuar çështjet e shekullit të 21-të. CEEP i pajis vizionarët e dedikuar me ekspertizë, shkathtësi, dhe burime për të zhvilluar qasje shumë sektoriale dhe për të ndërtuar komunitete të shëndetshme dhe të angazhuara në mbi 100 shtete.

 

CEE është një program një vjeçar i dizajnuar për udhëheqësit e shoqërisë civile të moshës 20-27 vjeçare për të përfituar nga fuqia e rrjeteve, marrëdhënieve dhe informacionit për të mirën e publikut, posaçërisht për çështje që kanë të bëjnë me dialogun civil dhe ndërtimin e paqes. Udhëzimet e detajuara për kushtet dhe mënyrën e aplikimit, të interesuarit mund t’i gjejnë këtu.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE