PROGRAMI PËR SHKËMBIME RINORE III I YIHR

Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS) e ka hapur ftesën për aplikim për pjesëmarrje në Programin për Shkëmbime Rinore III, në kuadër të projektit “Kosovo Youth Dialogue Activity” që mbështetet nga USAID. Afati për aplikim do të jetë i hapur deri më 10 tetor 2020.

 

Ftesa është e hapur për të gjithë rinjtë dhe të rejat nga komuniteti shqiptar dhe serb në Kosovë të moshës 16 – 30 vjeç. Ky program njëjavor organizohet me qëllim që pjesëmarrësit të kenë mundësi të shkëmbejnë përvoja, ide dhe opinione, si dhe të mësojnë për drejtësinë tranzicionale, ballafaqimin me të kaluarën, dialogun ndërkulturor dhe aftësi të tjera komunikimi. Në total, në këtë shkëmbim do të marrin pjesë 30 persona.

 

Gjatë shkëmbimit, të rinjtë do të mësojnë mbi bazat e prodhimit të videos, fotografisë, rrëfimit (storytelling) dhe teatrit. Secili grup do të ketë një mentor profesional i cili do t’i udhëheqë dhe ndihmojë studentët në projektet e tyre. Detyra e tyre do të jetë përdorimi i këtyre formave të arteve si një medium për dialog dhe bashkëpunim me njëri-tjetrin, si dhe një mënyrë për të kundërshtuar së bashku narrativat nacionaliste që ekzistojnë në shoqëritë tona, në të njëjtën kohë që promovohet pajtimi. Pas përfundimit të shkëmbimit, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë që punën e tyre ta ekspozojnë para publikut të gjerë si dhe të marrin pjesë në aktivitetet tjera të YIHR KS që do të organizohen përgjatë vitit.

 

Të gjithë të interesuarit për t’u bërë pjesë e këtij programi mund të aplikojnë duke e plotësuar formularin që e gjeni këtu.

 

Shkëmbimi do të organizohet në përputhje me gjendjen e krijuar nga pandemia e COVID-19. Synimi është që gjithçka të organizohet nga 19 deri më 24 tetor 2020. Po ashtu, aktivitet do të zhvillohen në gjuhën angleze dhe të gjitha shpenzimet do të jenë të mbuluara.

 

Rreth projektit:

 

Kosovo Youth Dialogue Activity është një projekt tridhjetë (30) mujor i mbështetur nga USAID. Qëllimi i tij kryesor është fuqizimi i të rinjve që të marrin pjesë në ballafaqimin me të kaluarën dhe procesin e pajtimit në Kosovë duke inkurajuar komunikimin ndëretnik, ndërveprimin dhe bashkëpunimin, adresimin e interesave të përbashkëta, ndërtimin e besimit dhe promovimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe qëndrimeve pozitive.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE