Redaksia e revistës “4You Magazine” me shumë kënaqësi e bën të ditur lajmin se tashmë ka përfunduar botimi i numrit më të ri të revistës sonë në Braille. Kjo arritje e riafirmon angazhimin tonë për qasje dhe përfshirje për të gjithë lexuesit tanë.

 

Sot, ekipi ynë redaktues pati nderin të vizitojë Shoqatën e të Verbërve të Kosovës për të shënuar këtë arritje të rëndësishme. Gjatë vizitës sonë, ne e patëm edhe një takim frytdhënës me z. Daut Tishuki, Presidentin e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës. Me këtë rast, z. Tishuki e shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë për përpjekjet tona të vazhdueshme për të mbështetur komunitetin e të verbërve dhe të personave me vështirësi në të parë në Kosovë. Ai e theksoi rëndësinë e mediave të qasshme dhe e vlerësoi revistën “4You Magazine” dhe Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë për përkushtimin e palëkundur ndaj këtij synimi.

 

Në një gjest të sinqertë, z. Tishuki ia dorëzoi përfaqësuesve të revistës një pllakë mirënjohjeje të dedikuar për stafin editorial, në shenjë të vlerësimit të mbështetjes sonë të vazhdueshme për Shoqatën e të Verbërve dhe personat me vështirësi në të parë në të gjithë Kosovën. Kjo pllakë është një dëshmi e ndikimit pozitiv që publikimet e qasshme mund të kenë në komunitet.

 

Ekipi i redaksisë sonë është jashtëzakonisht krenar që bashkëpunon me KFOR-in në këtë iniciativë dhe ne mbetemi të përkushtuar që të vazhdojmë punën tonë për t’u siguruar që revista “4You Magazine” të jetë e qasshme për të gjithë, pavarësisht aftësive vizuale. Ne po ashtu e falënderojmë Shoqatën e të Verbërve të Kosovës për këtë nder dhe për mundësinë që ia kanë dhënë ekipit tonë për të bërë një ndryshim pozitiv.