PUNA DHE MËSIMI NË KUSHTET E SHTËPISË: PËRPARËSI APO DIÇKA TJETËR?

 

“Puna nga shtëpia si dhe orët e mësimit online, për shkak të pandemisë së COVID-19 e kanë rritur produktivitetin dhe numrin e orëve efektive.” Kështu pohon një shkencëtar kinez, i cili ka shtuar se të anketuarit e tij e kanë cekur se janë më pak të lodhur, sepse nuk iu duhet që të udhëtojnë për të shkuar në punë. Kjo do të thotë se ata nuk përfundojnë nëpër tollovi në trafik dhe kështu edhe nivelin e stresit e kanë më të ulët. Po aq i rëndësishëm është edhe kursimi i kohës dhe parave.

 

Orari i punës fleksibil e bën të mundur që të gjithë anëtarët e familjes që përshtaten me obligimet e tyre. Po ashtu, punëtorët mund ta rregullojnë hapësirën e tyre të punës sipas shijes së tyre personale. Një përparësi tjetër e punës nga shtëpia është që zyra e tyre mund të jetë edhe në park.

 

Mirëpo, përkundër të gjitha përparësive, kjo mënyrë e punës i ka edhe një sërë mangësish, dhe për këtë arsye është e rëndësishme që personi të ketë disiplinë personale të mirë si dhe të jetë i organizuar, sepse në të kundërt, përparësitë do të kthehen në barrë.

 

Evropianët, për dallim nga kinezët, janë të pakënaqur dhe nuk besojnë se puna nga shtëpia u ka ndihmuar në zhvillimin profesional. Qytetarët e kontinentit të vjetër, rehatia e shtëpisë ka rezultuar me rritjen e peshës trupore.

 

Ambienti i shtëpisë është shpërqendrues, dhe koha kalon shpejt. Shumë lehtë mund të kalohet nga kompjuteri në divan, gjë që nuk është e rekomanduar. Mangësi është edhe izolimi. Zhurma në punë pengon, por me kalimin e kohës vetmia në punë është më ngarkuese. Është më e vështirë që të ndahet puna nga jeta private. Distanca fizike ndikon edhe në aftësitë sociale dhe ato komunikuese.

 

Nutricionistët thonë se njerëzit hanë shumë më tepër kur janë të stresuar. Edhe pa pandeminë dhe rrethanat e reja të krijuara nga ajo, është e vështirë që të tregohemi të disiplinuar kur bëhet fjalë për ushqimin. Kufizimet e ndryshme kanë ndikuar në zakonet e jetës, të cilat njerëzit i ndryshojnë. Ndjenja e ankthit, reduktimi i lëvizshmërisë… përcillen me sasinë e shtuar të ngrënies. Është vërejtur se gjatë 12 muajve të fundit punëtorët i kanë shtuar mesatarisht nga tre kilogramë. Në këtë drejtim ata që prijnë më së shumti janë francezët.

 

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE