QEVERIA I MIRATON MASAT E REJA KUNDËR COVID-19

Pas analizës së situatës epidemiologjike në vend dhe me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19, dje (më 28 korrik 2020) qeveria i miratoi një sërë të masave të reja. Në vijim mund t’i lexoni disa prej masave kryesore.

  • Duke filluar nga ora 22:30 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre në komunat: Prishtinë, Prizren, Pejë, Podujevë, Gjakovë, Ferizaj, Lipjan, Drenas, Vushtrri, Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë, përveç disa përjashtimeve që kryesisht kanë të bëjnë me urgjenca dhe nevoja shëndetësore si dhe rastet e dhunës në familje.

 

  • Obligohen të gjithë banorët e Kosovës që t’i bartin maskat në fytyrë në të gjitha veprimtaritë jashtë shtëpive/banesave të tyre dhe të mbajnë distancë fizike prej 2 metrash në mjedise të përbashkëta.

 

  • Ndalohet grumbullimi i më shumë se 5 personave në sheshe publike, parqe etj.

 

  • Ndalohen të gjitha tubimet publike, duke i përfshirë ahengjet familjare private.

 

  • Ndalohen veprimtaritë rekreative, kulturore dhe sportive në mjedise të mbyllura dhe të hapura në të gjithë territorin e Kosovës. Lejohen vetëm fitneset, pishinat e mbyllura dhe sportet individuale, në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19.

 

  • Ndalohet pjesëmarrja fizike e qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në tërë territorin e Kosovës.

 

  • Ushtrimi i veprimtarisë së çerdheve publike dhe private në tërë territorin e Kosovës lejohet pas vlerësimit dhe mbikëqyrjes nga autoritetet komunale, në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19.

 

  • Të gjitha subjekteve që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafiteritë, klubet e natës etj.) u ndalohet funksionimi nga ora 22:30 deri në 05:00 në gjithë territorin e. Jashtë këtij orari mund të punojnë vetëm në hapësira të hapura duke respektuar largësinë prej 2 metrash ndërmjet tavolinave, si dhe shërbimet take-aëay (merre me vete), gjithnjë në përputhje me udhëzimet e përcaktuara në Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19.

 

  • Qytetarët e moshuar (mbi moshën 65 vjeç) dhe qytetarët me sëmundje kronike (diabet, hipertension arterial dhe sëmundje zemre, sëmundje kronike të mushkërive, pacientët me sëmundje të veshkave, pacientët me imunitet të suprimuar, pacientet onkologjik etj.) mund të dalin jashtë në mjedise publike vetëm në orët e hershme të mëngjesit (prej orës 05:00-10:00) dhe orët e mbrëmjes (prej orës 18:00-21:00).

 

  • Obligohet Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës që në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit, deri më 15 gusht 2020, të hartojnë Udhëzuesin për mënyrën e organizimit të mësimit në vitin e ri shkollor-akademik 2020-2021.

 

  • Obligohen të gjithë banorët e Kosovës t’i zbatojnë masat parandaluese dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

 

  • Obligohen organet kompetente të ushtrojnë kontroll rigoroz, me qëllim të zbatimit të masave (inspektoratet përkatëse dhe organet rendit).

 

  • Obligohen institucionet përkatëse të Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij Vendimi.

 

  • Udhëzohen të gjitha Komunat e Kosovës që, në bazë të kompetencave ligjore të vetëqeverisjes lokale, ta reduktojnë qarkullimin e automjeteve, me qëllim të shmangies së grumbullimit të tepërt të njerëzve.
PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE