RADAR EDHE PËR TË RINJTË E GJILANIT

 

Kohë më parë e kemi publikuar lajmin se organizata jo qeveritare PEN e ka hapur konkursin për aplikim për pjesëmarrje në punëtorinë RADAR për të rinjtë nga Lipjani. Tani kjo organizatë e ka hapur konkursin e njëjtë edhe për të rinjtë nga Gjilani. Afati përfundimtar për aplikim është data 7 mars.

 

Ua kujtojmë që RADAR është një punëtori për të menduarit kritik dhe shkrim/leximin medial për të rinjtë e moshës 16-24 vjeçare, kurse pjesëmarrësit e punëtorisë do të kenë mundësinë që të kryejnë edhe punë praktike me pagesë. Kjo punëtori do të mbahet nga data 19 deri më 21 mars.

 

Më shumë detaje për punëtoritë RADAR mund të gjeni në lajmërimin tonë të mëparshëm. Ndërsa, të gjithë ata që dëshirojnë që të aplikojnë për pjesëmarrje duhet ta plotësojnë këtë formular.

 

PEN është duke e organizuar këtë punëtori në kuadër të Projektit Fuqizimi i Zërave Lokal për Zhvillim të Barabartë (ALVED), i cili financohet nga Fondi për Konflikte, Stabilitet dhe Siguri i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar (CSSF).

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE