REALITETI VIRTUAL DHE REALITETI YNË

 

Ndryshimet janë të pashmangshme, digjitalizimi ka marrë hov dhe kjo e nënkupton ndryshimin e jetës sonë dhe përmirësimin e jetës së përditshme. Njëkohësisht, disa gjëra të caktuara humbin nga jeta jonë ashtu si edhe disa zakone tonat. Dikush është i mahnitur nga ky fakt, dikujt i mungojnë dekadat e kaluara, por një gjë është e sigurt: gjithçka po ndryshon dhe ne jemi duke depërtuar në një hapësirë gjithnjë e më pak të njohur.

 

Realiteti virtual (VR) është përhapur në prodhim, në zhvillimin e inteligjencës artificiale, në lojëra, po krijohen parqe argëtuese virtuale, kanë lindur inovacione në arsim, e madje edhe muzetë janë orientuar kah e ardhmja e krijimit të ekspozitave të tyre. Nuk mund ta harrojmë industrinë e filmit e cila padyshim do t’i presë me krahë hapur përfitimet nga VR.

 

Kompanitë botërore që i sundojnë të ashtuquajturat multimedia (Samsung, Sony, HTC, Microsoft, Apple dhe Facebook) janë në garë në industrinë prestigjioze të realitetit virtual. Kjo, padyshim do të ndikojë pozitivisht si në larminë e ofertës ashtu si dhe të produkteve, e po ashtu edhe në çmimet e tyre.

 

Pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për veturat pa shofer, udhëtimet turistike në gjithësi, inteligjencën artificiale apo realitetin virtual, e ardhmja padyshim është jashtëzakonisht interesante, me të gjitha rreziqet dhe të panjohurat që ajo synon që t’i hulumtojë.

 

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE