REMBRANTI

 

Pikturat e Rembrandt Harmenszoon van Rijn (shkurt Rembrant) i takojnë periudhës së stilit barok. Kjo periudhë njihet si Epoka e Artë e Holandës, pasi që në këtë kohë ajo përjetoi një lulëzim të jashtëzakonshëm politik, ekonomik dhe artistik.

 

Edhe sa ishte gjallë Rembranti (Rembrandt) veprat e tij filluan të kopjoheshin dhe imitoheshin. Pas vdekjes së tij, kritikët dhe mbështetësit e klasicizmit nuk kishin mendim shumë të lartë për pikturat e tij koloristike, mirëpo pikturat e tij mbetën tejet të vlerësuara nga koleksionuesit e veprave të artit.

 

Në shekullin e 18-të, në Gjermani dhe Angli filluan të shfaqeshin piktorë të frymëzuar nga puna e tij. Kështu jeta e Rembrantit filloi të bëhej element i mistifikimeve dhe legjendave. Vetëm nga mesi i shekullit të 19-të filluan të paraqiteshin studiuesit e parë serioz të jetës dhe punës së tij. Ndërsa, nga viti 1970, “Projekti Hulumtues Rembrant” merret me hulumtimin dhe atribuimin e veprave të tij. Sot konsiderohet që Rembranti i ka pikturuar vetë 350 vepra.

 

Rembrant ka punuar si piktor dhe grafist, ai e ka pasur një atelie të pikturës dhe u ka dhënë mësim nxënësve. Para së gjithash ai ishte një portretist i suksesshëm, por besohet që ai e konsideronte veten para si gjithash si një piktor historik. Vepra e tij përbëhet nga portrete dhe autoportrete, peizazhe dhe përpunime të temave bimore dhe mitologjike.

 

Në portrete ai ka arritur që në mënyrë bindëse t’i kap personazhet gjatë ndonjë aktiviteti. Në kompozimet historike, ai ka pikturuar motive që para tij nuk i ka shfrytëzuar askush, ose i ka prezantuar motivet e vjetra në një mënyrë tërësisht të re.

 

Në shumicën e veprave të tij, Rembranti në mënyrë mjeshtërore e ka shfrytëzuar kontrastin e të ndritshmes me të errëtën, ndryshe e njohur si teknika “chiaroscuro”. Autoportretet e Rembrantit e ilustrojnë se si e ka parë ai veten si artist dhe se si është plakur. Posaçërisht, në grafika vërehen shprehjet e ndryshme të fytyrës dhe gjestet të cilat janë shfrytëzuar për studime.

 

Rembranti i ka pikturuar dhe vizatuar një numër të vogël të peizazheve dhe skenave të zhanrit. Piktura “Pallonjtë e Ngordhur” është piktura e vetme e njohur e natyrës së vdekur.

 

Shumë prej pikturave të tij Rembranti i ka realizuar tërësisht për qëllime të trajnimit të nxënësve të tij.

 

Disa veprave të tij më të njohura janë: Roja e Natës, Ora e Anatomisë e Doktorit Nicolaes Tulp, Nusja Hebreje, Ana dhe Tobias, Gruaja e Zënë në Tradhti, Gostia e Belshazarit, Djali Plëngprishës në Tavernë ose në Bordello, Kthimi i Djalit Plëngprishës; Komploti i Claudius Civilis, Abrahami dhe Isaku; Judith në Banketin e Holofernes e njohur edhe si Artemisia, Danaë, 36 Autoporterete, etj.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE