RESURSE PËR DISIPLINËN POZITIVE

Pa asnjë dyshim një ndër synimet kryesore të çdo prindi është që ta rrisë një fëmijë të shëndetshëm, të edukuar dhe të arsimuar i cili do të jetë maksimalisht i përgatitur për t’u përballur me sfidat e jetës së përditshme. Sigurisht, arritja e këtij synimi nënkupton shumë punë dhe përkushtim për një kohë mjaft të gjatë. Kur vetë prindërit përballen me sfida të tilla si pandemia e COVID-19 kjo detyrë bëhet edhe më e vështirë. Prandaj, çdo ndihmë në këtë drejtim është e mirëseardhur.

 

Ditë më parë, me një postim në llogarinë e tyre në Facebook, organizata jo qeveritare Syri i Vizionit iu doli në ndihmë të gjithë prindërve duke i ndarë disa burime online përmes të cilave prindërit mund të informohen në detaje për Programin e Disiplinës Pozitive në Prindërimin e Përditshëm që zbatohet nga Save the Children në partneritet me Organizatën Syri i Vizionit dhe organizatat e tjera lokale në Kosovë.

 

Të gjithë prindërit që janë të interesuar që të përfitojnë nga këto materiale mund t’i gjejnë dhe shkarkojnë ato në këto adresa:

 

  1. Disiplina Pozitive në Prindërimin e Përditshëm gjatë COVID-19 (linku: https://bit.ly/32OsN2x)
  2. Fletushkë për DPPP (linku: https://bit.ly/3eTjFMt)
PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE