‘Rijksmuseum’ apo Muzeu Kombëtar i Holandës, i cili gjendet në zemër të Amsterdamit, është një ndër muzetë më të njohur në botë. Ai u ofron vizitorëve një kredhje në trashëgiminë e pasur artistike dhe kulturore të Holandës. Me mbi 8000 kryevepra ku përfshihen punimet e emrave si Rembrandt, Vermeer dhe Van Gogh, ky muze tërheqë miliona vizitorë çdo vit.
Një trashëgimi e artit dhe historisë
I themeluar në vitin 1800, Rijksmuseum fillimisht ishte i vendosur në Hagë, përpara se të transferohej në Amsterdam në vitin 1885, për t’u vendosur në ndërtesën ikonike të stilit Neo-Gotik, e cila u dizajnua nga Pierre Cuypers. Muzeu e ka një koleksion të jashtëzakonshëm që e mbulon një periudhë mbi 800 vjeçare, që nga Mesjeta e deri te arti modern, gjë që e bënë atë një vend që duhet vizituar patjetër si për adhuruesit e historisë ashtu edhe për artdashësit.
Kryeveprat që duhen parë
🖼 The Night Watch – (Roja e Natës) Piktura më e famshme e Rembrandtit, një përshkrim dramatik i një grupi të milicisë së shekullit të 17-të, e cila është vepra kryesore e muzeut.
🌟 The Milkmaid – (Ndihmësja me Qumësht) Piktura delikate dhe e detajuar e Vermeer e një ndihmëseje të kuzhinës duke mbushur qumësht është një simbol i artit Holandez të Epokës së Artë.
🎨 Self-Portraits by Van Gogh – (Autoportretet e Van Gogut) Një vështrim në mendjen e trazuar të një gjeniu përmes autoportreteve shprehëse.
The Night Watch – nga Rembrandt
Përtej pikturave
Rijksmuseum nuk ka të bëjë vetëm me pikturat. Në koleksionin e tij gjenden edhe qeramikat e ndërlikuara nga Delft, modele të anijeve historike, skulptura, dhe një bibliotekë mbresëlënëse të dedikuar për artin dhe historinë. Kopshti i Rijksmuseum me një peizazh mahnitës, të mbushur me skulptura dhe shatërvanë, e ofron një strehë paqësore për vizitorët.
Planifikojeni vizitën tuaj
📍 Lokacioni: Museumstraat 1, Amsterdam
⏰ Orari i punës: 9 AM – 5 PM çdo ditë
🎟 Biletat: Mund të blihen online apo te hyrja, me zbritje të posaçme për studentë dhe fëmijë.
Pa marrë parasysh nëse jeni një adhurues i artit apo një udhëtar kureshtar, Rijksmuseum e premton një rrugëtim të paharrueshëm në historinë dhe kreativitetin holandez.