RONDA – QYTEZA MADHËSHTORE PËRPLOT HISTORI DHE KULTURË NË BUZË TË SHKËMBIT

 

Në mes të vargmalit Serranía de Ronda në provincën e Malaga në Andaluzi të Spanjës, në buzë të një gryke (kanioni) 120 metra të lartë dhe 70 metra të gjerë, gjendet qyteza Ronda e cila daton që nga studimi i maurëve. Kjo mbase e bën këtë qytezë një ndër më interesantet në planetin tonë.

 

“Asgjë në tërë Spanjën nuk është më befasues se sa kjo qytezë e egër”, ka thënë poeti austriak Rainer Maria Rilke, i cili e vizitoi Rondën në vitin 1912 në kërkim të frymëzimit.

 

Ronda e ka një popullsi prej rreth 35,000 banorë dhe ajo gjendet rreth 100 kilometra larg qytetit modern të Malaga. Përndryshe, kjo qytezë e mrekullueshme spanjolle është ndërtuar në buzë të kanionit El Tajo, të cilin e ka gërryer lumi Guadalevin, i cili rrjedh përmes qytezës dhe e ndan atë në dy pjesë me një kufi natyral.

Puente Nuevo

Pjesët e ndara të qytezës janë të lidhura mes tyre me tri ura – Puente Romano, Puente Viejo (Ura e Vjetër) dhe Puente Nuevo (Ura e Re), ku kjo e fundit është ndërtuar plot 120 metra mbi kanionin El Tajo.

 

Ura mahnitëse Punete Nuevo, në vetvete është një arsye e mjaftueshme për të vizituar Rondën. Ndonëse, ajo është përplot me bukuri dhe trashëgimi kulturore dhe historike.

 

Ronda njihet si vendlindja e luftës moderne me dema. Këtu gjatë shekullit të 18-të, Francisco Romero u përballë për herë të parë me një dem në këmbë, dhe jo duke kalëruar në kalë. Sot, dy prej praktikuesve më të famshëm të këtij stili të nisur nga Romero janë Cayetano dhe Francisco Rivera Ordonez, gjyshi i të cilit është paraqitur në veprën Një Verë e Rrezikshme të Ernest Heminguejit

Plaza de Toros de Ronda

Rrjedhimisht, Plaza de Toros de Ronda (ose Arena e Rondës për luftën me dema) është një tjetër atraksion i jashtëzakonshëm. Kjo arenë është ndërtuar tërësisht prej gurit në vitin 1785 nga arkitekti i njëjtë që e ka ndërtuar edhe urën Punete Nuevo.

 

Me një fjalë, kushdo që e ka mundësinë që ta vizitojë këtë qytezë do të kënaqet pa masë nga trashëgimia e saj historike dhe kulturore si dhe bukuria natyrore.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE