RRUGËT MË TË BUKURA NË BOTË

 

Me siguri, çdo rrugë në qytetin, vendbanimin tuaj dallon nga tjetra, dhe padyshim secilën prej tyre e njihni shumë mirë. Por, si duken rrugët nëpër botë? Apo, cilat janë më të bukurat? Ato janë të shumta, kurse portali ‘Architectural Digest’ i ka emëruar disa prej tyre. në vijim ua sjellim një listë prej pesë rrugëve më të bukura në botë.

 

Setenil de las Bodegas – Spanjë

Kjo qytezë e vogël në Spanjën Jugore, mu në mes të Sevijës dhe Malagës, i ka rreth 3000 banorë. Shtëpitë e bukura të bardha nuk janë tipari i vetëm i veçantë i kësaj qyteze, por fakti se këto objekte janë të gdhendura në shkëmbinjtë që e rrethojnë këtë rajon. Si rezultat, formacione të mrekullueshme të shkëmbinjve varen sipër rrugëve duke ofruar kështu freski dhe pamje mahnitëse.

 

Brooklyn – New York

Ata që do të kenë rastin që të shëtisin nëpër rrugën me kalldrëm të lagjes Dumbo, në Brooklyn – New York, shfaqja e beftë e urës së Manhattan-it do të ofrojë një befasi të mrekullueshme. Në udhëkryqin në mes të rrugëve Washington dhe Water, banorët lokal dhe turistët mund të shijojnë bukurinë mahnitëse të urës më të gjatë që e lidh Manhattan-in me Brooklyn-in. natyrisht, pamja bëhet edhe më dramatike nga ndërtesat simetrike në të dyja anët e rrugës Washington.

 

Mikonos, Greqi

Është e vështirë të përshkoni rrugët e Mikonosit dhe të mos mahniteni nga bukuria. Për këtë janë meritore rrugët me kalldrëm të cilat gjarpërojnë në mes të shtëpive të gëlqerosura. Në pjesë të caktuara të ishullit, këmbësorët kanë mundësi që nga rruga të shohin pamje të mrekullueshme të detit.

 

Quebec, Kanadë

Qyteti i Quebec-ut, ka argumente të forta se është vendi më i bukur në Kanada. Një prej tyre është rruga Rue du Petit Champlain. Kjo rrugë është e rrethuar me shitore (butiqe) dhe kafene. Ky vend është i këndshëm në cilëndo stinë të vitit.

 

Kyoto, Japoni

Rruga quajtur Tetsugaku no michi e cila gjendet në qytetin japonez Kyoto, dhe ajo është 1,2 kilometra e gjatë. Rruga që kufizohet me drunj qershie kalon përgjatë një kanali të ujit dhe në afërsi gjendet edhe tempulli Ginkaku, i cili është nën mbrojtjen e UNESCO. Koha më e mirë për ta vizituar këtë rrugë është muaji prill, kur pemët e mëdha mbulohen nga shpërthimi i beharit.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE