RYCO DHE UNFPA I FUQIZOJNË KAPACITET E TË RINJVE PËR NDËRTIMIN E PAQES NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Përmes një projekti të përbashkët të Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin e të Rinjve (Regional Youth Cooperation Office – RYCO) dhe Kombeve të Bashkuara (KB) me mbështetje nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Paqen, RYCO dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) janë duke e zbatuar një trajnim për të rinj që do të bëhen trajnerë të bashkëmoshatarëve të tyre nga Ballkani Perëndimor. Në kuadër të këtij trajnimi janë mbledhur 21 të rinj të cilët vijnë nga grupe të cilat mund të qasen me vështirësi, dhe ata do të zhvillojnë kapacitete dhe kompetenca për të punuar për të rinjtë, paqen dhe sigurinë. Punëtoria e parë tri ditore ka filluar më 22 dhe do të përfundojë më 24 korrik.

 

Trajnimi i trajnerëve është duke u zhvilluar në kuadër të projektit “Mbështetja për Lidershipin Kolektiv të Ballkanit Perëndimor për Pajtim”, i cili është një projekt i përbashkët i KB-ra dhe RYCO-së që mbështetet financiarisht nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Ndërtimin e Paqes dhe zbatohet në partneritet në mes të RYCO, UNDP, UNFPA dhe UNICEF.

 

Me të përfunduar trajnimin, këta të rinj do të organizojnë punëtori lokale në komunitetet e tyre dhe do t’i shfrytëzojnë njohuritë dhe shkathtësitë e fituara për të zgjeruar rrjetin e bashkëmoshatarëve në mesin e grupeve të tyre dhe për të promovuar idetë më të mira dhe më risiprurëse për ndërtimin e paqes të cilat vijnë nga vet të rinjtë. Disa prej këtyre ideve do të mbështeten dhe realizohen gjatë muajve në vijim.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE