SAVE THE CHILDREN: DHURON PAKO HIGJIENIKE DHE ARSIMORE PËR FËMIJËT E GRUPEVE TË RREZIKUARA NË KATËR KOMUNA NË VERI TË KOSOVËS

 

Organizata ndërkombëtare Save the Children, i ka ndarë 151 pako higjienike dhe arsimore fëmijëve në katër komuna në veri të Kosovës, thuhet në njoftimin e dhënë për redaksinë tonë.

 

“Falë ndihmës së financiare nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA), Save the Children i ka ndarë 151 pako higjienike dhe arsimore për t’iu dalë në ndihmë 89 fëmijëve me aftësi të kufizuara. Shumica e këtyre fëmijëve 24 i përkasin komuniteteve të romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve, kurse 38 vijnë nga familje në gjendje të rëndë sociale të cilat jetojnë në katër komunat në veri të Kosovës,” thuhet në njoftimin në fjalë.

 

Ndarja e këtyre pakove është realizuar në bashkëpunim me Shoqatën e Prindërve të Fëmijëve me Pengesa në Zhvillim “Më mbështet”, si dhe me përfaqësuesit e komunave dhe shkollave në veri të Kosovës, në përputhje të plotë me masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

 

Pakot u shpërndanë në disa lokacione: përpara ndërtesës së Shoqatës “Më mbështet”, në shkollat fillore “Petar Kocic” në Bërnjakë dhe “Banovic Strahinja” në Banjë, si dhe në zonat rurale Zhitkoc dhe Lipë.

 

Drejtori i zyrës së Save the Children në Kosovë, Ahmet Kryeziu theksoi se është i lumtur që Save the Children u ka dalë në ndihmë fëmijëve më të rrezikuar nga pandemia dhe se përmes këtyre pakove atyre iu ofrohet ndihmë shtesë që ata të vazhdojnë shkollimin qoftë në shkollë apo në distancë.

 

Përfaqësuesit e kësaj organizate, po ashtu rikujtuan se në fillim të muajit tetor janë ndarë 27 pako arsimore për fëmijët me pengesa në zhvillim.

 

Në këto pako ishin të përfshira lodra arsimore për më të vegjlit, materiale shkollore, si dhe materiale informuese për mbrojtje nga virusi dhe për kujdesin për shëndetin mendor të fëmijëve dhe të të rriturve. Kjo ndarje e materialeve është realizuar në bashkëpunim me OJQ-në lokale “Domovik” nga Mitrovica e Veriut.

 

Në ditët në vijim Save the Children do të vzhdojë me ndarjen e tabletave të mençura si përkrahje për qasje në arsim për fëmijët nga grupet më të rrezikuara në Mitrovicën Veriore si dhe në të gjitha komunat e tjera në Kosovë.

 

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE