SESIONET INFORMUESE VIRTUALE

Përmes një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook, organizata “Save the Children International” në Kosovë i fton të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në Sesionet Informuese Virtuale në lidhje me Thirrjen për Propozime në kuadër të projektit “Fuqizimi i Shërbimeve Sociale për Grupet e Cenueshme në Kosovë në përgjigje ndaj COVID-19” i cili financohet nga Bashkimi Evropian.

 

Qëllimi i këtij projekti, i cili do të zbatohet nga “Save the Children International” në Kosovë dhe Save the Children Sweden, është që të forcojë kapacitetet e ofruesve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime të qasshme, cilësore dhe të qëndrueshme dhe për të përmirësuar qasjen në shërbime për grupet e cenueshme në Kosovë duke i përfshirë këtu fëmijët dhe personat në nevojë.

 

Më tej bëhet e ditur që Thirrja për Propozime në kuadër të këtij projekti është lansuar më 1 Prill 2021 dhe do të jetë e hapur deri më 30 prill 2012 në orën 16:00.

 

Sesionet Informuese do mbahen në formë virtuale përmes platformës Zoom në oraret vijuese:

– 14 Prill 2021 – 10:30 – 12:00;

– 15 Prill 2021 – 13:30 – 15:00;

– 16 Prill 2021 – 10:30 – 12:00.

 

Përmes postimit në fjalë, “Save the Children International” në Kosovë po ashtu bën të ditur se linku për regjistrim për pjesëmarrje në këto sesione informuese do publikohet sot. Ndërsa, për më shumë informata në lidhje me këtë Thirrje për Propozime mund të klikoni këtu.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE