SFIDAT E NXËNËSVE NË MBAJTJEN E TESTEVE KOMBËTARE GJATË COVID-19

24.06.2020

Sfidat e nxënësve në mbajtjen e testeve kombëtare gjatë COVID-19, kështu titullohet debati online i cili do të organizohet më 25/06/2020 nga ora 15:00 deri në orën 17:00. Ky aktivitet do të organizohet në kuadër të fushatës për arsim më të mirë nga dy partnerët e kësaj fushate: PEN (Rrjeti i edukatorëve bashkëmoshatar: www.ngo-pen.com) dhe KYC (Këshilli Rinor i Kosovës: https://kyc-ks.org/) në bashkëpunim me GIZ.

 

Organizatorët, bënë të ditur për Revistën For You, se gjatë këtij debati presin që të zhvillohet një diskutim përmbajtësor për të theksuar sfidat dhe nevojat e nxënësve por edhe të sistemit arsimor në përgjithësi për të organizuar testet kombëtare në kushtet me të cilat po përballemi si pasojë e pandemisë COVID-19. Ata, po ashtu, presin informacion edhe nga institucionet relevante lidhur me masat e marra për ruajtjen e shëndetit të nxënësve dhe stafit arsimor si dhe mbarëvajtjen e procesit të testeve kombëtare.

 

Debati do të udhëhiqet nga PEN dhe në mesin e folësve pritet të jenë: Daolin Ajeti, nxënës i klasës së 9-të nga shkolla fillore “Pjetër Bogdani” në Prishtinë; Alma Mashkulli, përfaqësuese rinore nga komuna e Prizrenit në Këshillin e Nxënësve të Kosovës; dhe Ditjon Fetahu, menaxher i projekteve në Këshillin Rinor të Kosovës (KYC).

 

Të gjithë ata që janë të interesuar për të marrë pjesë në këtë debat mund ta bëjnë këtë duke u regjistruar për pjesëmarrje. Regjistrimi kryhet duke e dërguar një e-mail në adresën ardiana.lutolli@giz.de. Më pas atyre do t’i dërgohet linku përmes të cilit do të mund të bëhen pjesë e debatit.

 

Fushata “Të gjithë së bashku për arsim më të mirë në Kosovë”, është lansuar në vitin 2017 nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në mbështetje të GIZ (projekti “Ngritja e kapaciteteve të arsimit fillor”). Kjo fushatë deri më sot numëron një numër të konsiderueshëm të organizatave jo-qeveritare partnere të cilat e mbështesin fushatën përmes aktiviteteve, trajnimeve dhe punëtorive me qëllim të përmirësimit të cilësisë së arsimit.

NEW MAGAZINE