SHKËMBI NË FORMË TË ELEFANTIT ËSHTË NJË DËSHMI TJETËR SE SA E MAHNITSHME ËSHTË NATYRA

 

Për ta parë këtë mrekulli duhet t’i vizitoni Ishujt Westman në Islandë, ku arrihet me traget. Pasi të keni arritur atje, ju duhet të bëni edhe një udhëtim tjetër rreth një orë me barkë që të mund ta shihni këtë shkëmb të famshëm që e ka formën e elefantit (Elephant Rock).

 

Arkipelagu i Ishujve Westman përbëhet nga 15 ishuj dhe 30 kreshtave detare të cilat janë krijuar nga aktiviteti vullkanik. Ishulli Heimaey, që është më i madhi dhe njëherit i vetmi ishull i banuar në këtë arkipelag, i ka vetëm 13 kilometra katror, kurse shkëmbi në formën e elefantit është vetëm një prej dukurive madhështore që do ta hasni në këtë vend. Siç e cekëm më parë i tërë Arkipelagu i Ishujve Westman është krijuar nga shpërthimet vullkanike dhe si rezultat i kësaj aty janë formuar formacione të jashtëzakonshme dhe peizazhe të pabesueshme vullkanike.

 

Shkëmbi në formën e elefantit i mahnit vizitorët pasi që duket si një kokë gjigande e elefantit gjysma e trupit të të cilit duket se është zhytur nën ujë ashtu si edhe surla e tij duke e krijuar përshtypjen se ai është duke pirë ujë në Oqeanin Atlqantik.

 

Besohet se ky shkëmb është formuar nga një prej shpërthimeve të shumta të vullkanit Eldfell. Përndryshe, Shpërthimi i tij i fundit ka ndodhur në vitin 1973, dhe me këtë rast të gjithë banorët e Ishullit Heimaey u evakuua. Gjithsesi, ky shkëmb është shumë më i vjetër se aq, por shpërthimi i fundit krijoi shumë atraksione të tjera turistike, të cilat janë në garë më Shkëmbin Elefant për popullaritet.Set featured image

 

Një arsye tjetër e mirë për të vizituar Ishujt Westman, është mundësia për të parë balenat dhe disa specie të veçanta të zogjve. Në fakt, këta ishuj janë shtëpia e papagajve detar të Arktikut dhe aty gjenden edhe balenat me pendë dhe orkat.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE