SHKENCËTARËT TË HUTUAR NGA NGADALËSIMI I RROTULLIMIT TË TOKËS

 

Planeti ynë papritur ka vendosur që të rrotullohet pak më ngadalë gjatë këtij viti, kurse shkencëtarët ende nuk kanë arritur që ta zbulojnë arsyen e kësaj sjelljeje.

 

Në fillim të vitit të kaluar, shkencëtarët e vërejtën që Toka filloi të rrotullohej paksa më shpejtë rreth boshtit të saj. ritmi i përshpejtuar i rrotullimit vazhdoi deri në gjysmën e dytë të këtij viti kur Toka filloi që ta ngadalësonte shpejtësinë e rrotullimit rreth boshtit të saj.

 

Mesatarisht, Toka e plotëson rrotullimin e plotë për 86.400 sekonda, gjegjësisht 24 orë. Në praktikë çdo rrotullim mund të ndryshojë për sa i përket kohës, me të qindtat e sekondës, gjë që me kalimin e kohës mund të çojë na dallim deri në një sekondë.

 

Rrjedhimisht, aktualisht Toka është duke u rrotulluar më ngadalë se gjatë gjysmës së parë të vitit 2021, ndonëse shpejtësia e rrotullimit të saj vazhdon të jetë mbi mesataren. Në bazë të shpejtësisë aktuale të rrotullimit, mbase shkencëtarët do të duhet të shtojnë një sekondë negative përmirësuese për rreth 10 vjet.

 

Sidoqoftë, gjithçka mund të ndryshojë sërish pa asnjë paralajmërim nëse planeti sërish vendos që të rrotullohet më shpejtë ose më ngadalë. Ky fenomen i çuditshëm ua ka vështirësuar goxha punën shkencëtarëve të cilët janë duke u munduar që ta modelojnë këtë sjellje në të ardhmen. Ata nuk janë të sigurt se cili është shkaku i këtyre ndryshimeve afatgjata në rrotullimin e tokës. Nganjëherë, ato shkaktohen nga tërmetet e fuqishme, pasi që ato mund të ndryshojnë renditjen e masës së Tokës.

 

Shkencëtarët, p ashtu, besojnë që humbja e akullnajave në Grenlandë ka ndikuar në ngadalësimin e Tokës pasi që uji i shkrirë largohet nga polet e planetit. Sipas NASA, ndryshimet në masën e tokës mund të çojnë në ndryshime prej disa mili sekondave në ditë.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE