SHTEGU SAN ANTONIO NË CORDILLERA HUAYHUASH, NË PERU

 

Kur i sheh majat e mbuluara me akullnaja të Cordillera Huayhuash në Peru, shumë lehtë mund të harrohet se jo shumë larg në perëndim të tyre gjendet një shkretëtirë, dhe në lindje një xhungël pasi që këto maja janë shumë afër ekuatorit. Edhe pse mund të duket si maja e botës, pyjet tropikale i përbëjnë tri të pestat e këtij shteti në Ande.

 

Shumica e vendeve ekuatoriale kanë klimë ekskluzivisht tropikale, por jo edhe Peruja. Andet në Peru kanë reshje të dendura të borës, përderisa rajoni bregdetar në Oqeanin Paqësor njihet për shkretëtirat e thata. Në fund, Pellgu i Amazonës shquhet për reshjet e pafundme të shiut dhe temperaturat e larta.

 

Imazhi ynë i shtegut San Antonio e pasqyron një pamje tipike të bjeshkëve –të cilat shumëkush i cilëson si më skeniket në Tokë.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE