SI DO TË DUKET TË MËSUARIT NË TË ARDHMEN?

 

Klasa tradicionale me mësues, tabelë dhe shkumës gradualisht, por me siguri është duke e zëvendësuar “klasa virtuale” me vetëm një klikim në internet. Falë këtyre klasave, supozohet që në të ardhmen ne do të mund të mësojmë kudo ku gjendemi, sepse do të mjaftojë vetëm një klikim që nga kudo në botë “të futemi” drejt në klasë.

 

Gjatë njëzet viteve të fundit, ky koncept i të mësuarit në distancë nuk e ka kërcënuar të mësuarit tradicional në bankat e shkollës. Të mësuarit përmes internetit ishte vetëm një lehtësim apo ndihmë shtesë për të  plotësuar orët standarde në klasë. Mirëpo, viteve të fundit, në periudhën e zhvillimit të teknologjisë së re, mënyra e re e të mësuarit e hedh në harresë metodën e vjetër, pasi që metoda e re na e kursen kohën dhe ofron mundësi që të mësojmë nga ngrohtësia e dhomës sonë.

 

Cilat janë trendët dominues në mësim në fillim të vitit 2021?

 

  1. Të mësuarit online – Kjo është tendenca dominuese në mësim, e cila ka lindur nga domosdoshmëria që lindi gjatë vitit 2020. Për shkak të pandemisë, shkollat u detyruan që të orientohen më shumë në të mësuarit online. Kjo formë e të mësuarit është e popullarizuar për shkak të fleksibilitetit dhe leverdisë, si dhe disponueshmërisë për të gjithë nxënësit sepse nuk varet nga hapësira, gjegjësisht vendndodhja.

 

  1. Të mësuarit e bazuar në projekte, gjegjësisht mësimi me projekte – Kjo metodë e të mësuarit i nxit nxënësit që jenë aktiv, kurse baza e tij është që të mësohen përmes punës në projekte konkrete të cilët kërkojnë nga nxënësit që të hulumtojnë dhe të ndërlidhin aktivitete dhe disiplina të ndryshme, gjë që iu ndihmon atyre që të zhvillojnë të menduarit kritik, kreativitetin, bashkëpunimin dhe aftësitë komunikuese, të cilat ndryshe njihen si “soft skills” (shkathtësitë e buta), të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe tejet të kërkuara nga ana e punëdhënësve.

 

  1. Të mësuarit e personalizuar – Kjo formë e të mësuarit e nënkupton programin i cili është i përshtatur me nevojat unike të secilit nxënës veç e veç. Në këtë mënyrë sigurohet sukses më i madh në të mësuar, sepse secili nxënës ka mundësi që të përparojë sipas ritmit individual.

 

  1. Të mësuarit STEM – Ky program ua mëson nxënësve shkathtësitë praktike dhe të kërkuara, duke e bashkuar të mësuarit në katër disiplina akademike: shkencë (Science), teknologji (Technology), inxhinieri (Engineering) dhe matematikë (Mathematics). Përparësia e këtij programi është se nxit tek nxënësit kureshtjen, kreativitetin, bashkëpunimin dhe zgjedhjen e problemeve.

 

  1. Metodat inovative të të mësuarit – Ky trend nënkupton që mësimdhënësit, me qëllim të përmirësimit të transmetimit të diturive, shfrytëzojnë forma të ndryshme multimediale si video, animacione, dhe kurse online.

 

Jetojmë në një kohë e cila bazohet në sukses, në të cilën çështja e të arsimuarit dhe kompetencave për shekullin e 21-të është në radhë të parë. Për këtë arsye, përzgjedhja e shkollës adekuate është kthyer në një masë matëse të vlerës, sepse nga kjo zgjedhje kushtimisht varet edhe e ardhmja e fëmijës.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE