SI DUKET BARAZIA GJINORE?

Organizata “UN Woman” i ka publikuar faqet (vizatimet) për ngjyrosje të cilat e promovojnë barazinë gjinore. Të vegjlit me këto vizatime për ngjyrosje jo vetëm që do të argëtohen në ndërkohë që edhe i respektojnë masat për distancim social por, edhe do të mësojnë për barazinë. Në këtë mënyrë ata do të rriten në gjeneratën e të barabartëve.

 

Gjithsejtë janë publikuar 10 vizatime të cilat më pas mund të ngjyrosen me ngjyra sipas dëshirës. Disa prej tyre kanë lidhje me situatën aktuale të pandemisë së COVID-19, andaj në disa prej tyre janë të përfshira porosi falënderimi për punonjësit e shëndetësisë, dhe sidomos motrat medicinale ku shumica dërmuese në këtë profesion në mbarë botën janë femra.

 

Më pas ka fotografi të familjes duke gatuar, të babait që kujdeset për fëmijët e tij, të femrave në politikë, të atyre që luftojnë për barazi gjinore dhe të një vajze e cila përkundër aftësisë së kufizuar merret me sport.

 

Këto vizatim mund t’i gjeni në Internet, në adresën: https://www.unwomen.org/…/activities-generation-equality-co…

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE