SI MBIJETOJNË ALIGATORËT NË DIMËR NË LIQENET E NGRIRA TË OKLAHOMËS?

 

Shumë rrallë mund të gjendet ndonjë person që nuk frikësohet nga aligatorët. Përndryshe, për të gjithë ata që nuk e dinë, aligatorët bëjnë pjesë në familjen e krokodilëve. Ata jetojnë në ujëra të ëmbla si pellgjet, lumenjtë dhe kënetat. Ndonëse trupin e kanë të rëndë dhe metabolizmin të ngadaltë, ata mund të vrapojnë me shpejtësi deri në 45 km/h. Preja e tyre e zakonshme janë kafshët më të vogla të cilat ata i vrasin dhe i gëlltitin me një kafshatë.

 

Si erdhën aligatorët në Oklahoma?

Aligatorët janë kafshë gjakftohta, ose ekotermike. Me fjalë të tjera, temperatura e trupit të tyre luhatet në përputhje me temperaturën e ambientit. Kjo është edhe arsyeja pse ata shpesh shihen duke u rrezitur në diell. Një tipar tjetër interesant është se aligatorët nuk marrin dot frymë nën ujë, ata vetëm mund ta mbajnë frymën shumë gjatë (deri në dy orë nën ujë). Andaj, për shumë njerëz është e çuditshme që aligatorët jetojnë në liqenet e Oklahomës të cilat ngrihen gjatë dimrit dhe pyetja kryesore që shtrohet është nëse ato janë autoktone apo janë sjellë aty. Sipas Live Science, nga përshkrimi i aligatorit në ditarin e një burri nga Oklahoma në vitin 1866, duket se këto kafshë janë autoktone edhe për këtë zonë. Ndonëse, edhe lloje të tjera të aligatorëve janë sjellë aty. Një tipar interesant është se aligatorët

 

Pluskimi në ujin e ngrirë me hundët jashtë

Jena Donnell, Specialiste e Diversitetit të Kafshëve të Egra nga Departamenti i Oklahomës për Ruajtjen e Kafshëve të Egra, për të mbijetuar nga i ftohti gjatë muajve të dimrit aligatorët e përdorin një teknikë shumë të thjeshtë. Duke qenë se temperatura e ajrit mund të jetë më e ulët se sa ajo e ujit është e natyrshme që aligatorët qëndrojnë më shumë në ujë. Po ashtu, me rënien e temperaturave ata largohen nga cekëtina dhe notojnë drejt ujërave më të thella pasi aty temperatura e ujit është më e lartë. Ndërsa kur fillon ngrirja e sipërfaqes, për të mos mbetur të ngujuar nën akull, aligatorët e nxjerrin jashtë vetëm hundën e tyre në mënyrë që të mund të marrin frymë ndërsa me pjesën tjetër të trupit të tyre pluskojnë në n sipërfaqen e ngrirë të ujit.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE