Insektet janë speciet më të shumta të kafshëve në botë, kanë forma dhe madhësi të llojllojshme, fluturojnë apo zvarriten, gjersa janë në gjendje të mbijetojnë edhe në kushtet më të vështira, me shumë pak ushqim dhe ujë. Në zonat tona gjatë pranverës, verës dhe vjeshtës çdo gjë ‘vlon’ prej insekteve, kudo ndodhen milingona, furrtare të zeza, mushkonja dhe miza.
Për t’u mbrojtur nga insektet përdoren preparate kundër insekteve me një spektër të gjerë veprimi, të cilat vijnë në forma të ndryshme: sprej, krem, shirita, pajisje elektronike, tableta, etj. Në pjesën tjetër të tekstit, lexoni se si mund të bëni vetë në mënyrë të thjeshtë preparatin për mbrojtje nga insektet, prej vajrave esencialë. Ky preparat aplikohet në lëkurë, shërben për t’u mbrojtur kundër insekteve dhe është efektiv edhe në largimin e mushkonjave, rriqrave, pleshtave dhe shumë insekteve të tjera pickuese.
Përbërësit e nevojshëm:
Procesi i prodhimit:
Hapi 1. Përzieni ujin dhe lajthinë e shtrigës
Para së gjithash, duhet të shtoni ujë dhe lajthi shtrige në shishe me ndihmën e hinkës. Këtu përdoret lajthia e shtrigës, pasi që ndihmon në bashkimin e ujit dhe vajrave esencialë.
Hapi 2. Shtoni vajrat esencialë
Me ndihmën e pipetës shtoni vajrat esencialë të eukaliptit të limonit dhe livandës në shishe. Vaji i eukaliptit të limonit është i shkëlqyeshëm për shumicën e insekteve që pickojnë dhe thumbojnë, ndërsa vaji i livandës largon mushkonjat, tenjat, pleshtat dhe mizat pickuese, gjersa ka dhe përparësinë e aromës së këndshme.
Hapi 3. Tundni shishen për të përzier përbërësit
Hapi i fundit, duhet të mbyllni shishen dhe ta tundni për të përzier përbërësit. Ajo që është e rëndësishme është që ta tundni mirë shishen përpara çdo përdorimi. Nuk ka asnjë rregull të rreptë kur aplikoni këtë preparat kundër insekteve – aplikoni një shtresë në lëkurë dhe fërkojeni butësisht. Sa më e lartë të jetë përqindja e preparatit, aq më gjatë produkti do të mbetet aktiv. Nëse vëreni se aroma e bimëve thelbësore është avulluar nga lëkura (pas dy ose tre orësh aplikimi), aplikojeni përsëri. Duke qenë se nuk përmban substanca artificiale, efekti i këtij preparati shtëpiak është më i shkurtër se i atij preparati që është blerë.
Një tjetër shënim për vajrat esencialë, megjithëse në përgjithësi janë të sigurt për lëkurën, ka njerëz, veçanërisht fëmijët, të cilët janë të ndjeshëm ndaj disa prej përbërësve natyralë. Kështu që në vend të lëkurës ju mund të spërkatni preparatin në rrobat tuaja.
Burimi: https://www.houseofhawthornes.com/