SI U KRIJUA GOOGLE?

Sot, nuk mund ta imagjinojmë një ditë pa këtë motor kërkimi, por a e dini se si u krijua Google dhe nga e mori emrin?

 

Google ishte një projekt kërkimor i dy doktorëve të shkencës dhe ish studentëve nga Universiteti Stanford – Larry Page dhe Sergey Brin. Projekti i tyre u bazua në hipotezën se një motor kërkimi i cili i analizon marrëdhëniet e faqeve të internetit duhet të japë rezultate më të mira, sesa teknologjitë e asaj kohe, të cilat i rendisnin rezultatet sipas numrit të paraqitjes së termit të kërkimit në faqe. Të dy ata e testuan tezën e tyre si pjesë të studimeve dhe më pas i hodhën bazat për punën e tyre të mëtejshme.

 

Motori origjinal i kërkimit e përdori ueb faqen e Universitetit Stanford dhe domeni google.com u regjistrua më 15 Shtator 1997. Kompania është regjistruar si Google Inc. më 17 shtator 1998 në garazhin e një shoku në Menlo Park, në Kaliforni.

 

Fondi i përgjithshëm fillestar u rrit me gati 1,1 milion dollarë, duke i përfshirë 100.000 dollarë nga Andy Bechtolsheim, një nga themeluesit e San Microsystems. GOOGLE e filloi punën zyrtarisht më 27 shtator 1998.

 

Emri Google vjen nga shqiptimi i gabuar i fjalës googol që është në të vërtetë emri për numrin 10100 (shifra 1 e ndjekur nga njëqind zero). Gjegjësisht, kur Larry dhe Sergey dëshironin të regjistronin domenin googol. com, ai tashmë ishte i zënë, kështu që atyre iu desh ta modifikonin pak.

 

Në vitin 2006, “google” u bë fjalë zyrtare në gjuhën angleze dhe e ka kuptimin: “përdorimi i motorit të kërkimit Google në gjetjen e informacionit në internet”. Në zhargonin e shumë gjuhëve, folja “google” përdoret me të njëjtin kuptim.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE