SKËRKAT E MOHER: ROJTARËT E PËRJETSHËM TË IRLANDËS

Për shumëkënd, Irlanda është një prej vendeve më të bukura në botë, para së gjithash për shkak se atje asgjë nuk është e zakonshme dhe mesatare. Bari është i dendur dhe ka ngjyrë të gjelbër jashtë normales, njerëzit besojnë në lepërkon dhe zana, dhe në vend të maceve, në oborret e tyre jetojnë dele dhe lopë.

 

Skërkat e Moher bëjnë pjesë ndër bukuritë natyrore më mahnitëse dhe më mbresëlënëse të Irlandës, të cilat me paraqitjen e fuqishme dhe dimensionet e tyre tek vizitorët zgjojnë njëkohësisht mahnitje dhe respekt.

 

Emri i skërkave rrjedh nga fjala e vjetër irlandeze “Mothar”, që e simbolizon kështjellën e rrënuar e cila besohet se ka ekzistuar në këtë zonë gjatë shekullit të parë të erës së re. Ndonëse, sot nuk ka asnjë shenjë të saj, në Irlandë legjendat dhe mitet kanë shumë më tepër rëndësi.

 

Këto legjenda dhe mite e hapin një botë tërësisht tjetër, e cila nuk është shumë larg nga e vërteta, sepse kur të arrini tek skërkat, ju e harroni botën që ju rrethon dhe papritur ajo bëhet shumë e vogël.

 

Skërkat e Moher, në bregdetin e Oqeanit Atlantik janë skërka madhështore të shkëmbinjve të errët, të cilat ngrihen sipër oqeanit në mbi 200 metra lartësi dhe zgjaten si një fizarmonikë nga shkëmbinj të pastër dhe zgjaten 8 kilometra përgjatë Kontesë (Qarkut) Claire. Në Skërkat e Moher asgjë nuk është e zbutur – në rrëzën e tyre nuk ka plazhe me rërë, në cepat e tyre nuk ka bregore me bar, dhe as lule të bota në majat e tyre. Ato ngrihen direkt nga oqeani drejt qiellit.

 

Skërkat e Moher, janë vërtetë mbresëlënëse, dhe rrjedhimisht edhe të rrezikshme. “There is hope” (Ka shpresë) është një shenjë e vendosur në disa vende, e cila shërben si dorë e zgjatur për ata që gjenden në cep. Ata që shkojnë për t’i hulumtuar këto skërka, do të kenë qasje vetëm në një gjë – qetësinë. Prandaj, nëse do t’iu jepet rasti që t’i vizitoni Skërkat e Moher, rekomandimi është që vetëm të uleni dhe të sodisni pafundësinë e Oqeanit Atlantik, dallgët e të cilit pafuqishëm e godasin rrëzën e tyre.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE