SOT DITËT JANË MË TË GJATA SE SA ISHIN PARA 70 MILIONË VJETËVE

 

Para 70 milionë vjetëve, ditët ishin rreth 30 minuta më të shkurtra, pohojnë shkencëtarët. Ky përfundim është arritur pas studimit të fosilit të një guace, e cila për miliona vjet ka qenë e mbuluar nga dheu.

 

Duke i shikuar unazat e guacës. Ashtu si edhe guacave të sotme, edhe kësaj guace të fosilizuar, e cila i takon një specieje të zhdukur, çdo ditë i shtohet një unazë. Kështu, është vërtetuar se kjo specie është zhdukur para 66 milionë vjetëve.

 

Analiza e shkëmbinjve është një prej mënyrave për studimin e gjatësisë së ditës në një epokë gjeologjike. Përmes kësaj metode, studiuesit belg kanë arritur që ta vërtetojnë se para 70 milionë vjetëve ditët ishin 30 minuta më të shkurtra.

 

Sot, dita zgjat 23 orë, 56 minuta dhe 4 sekonda, mirëpo ajo është rrumbullakosur në 24 orë (kjo është arsyeja e vitit të brishtë çdo katër vjet).

 

Përmes analizimit të guacës është arritur edhe në përfundimin se temperatura në tokë asokohe ishte më e lartë. Uji në të cilin ka jetuar kjo guacë e ka arritur temperaturën deri në 40 gradë celsius. Madje, shkencëtarët kanë arritur që ta përcaktojnë se kjo guacë ka jetuar 9 vjet.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE