STARTUP SMART – NJË DORACAK PËR NDËRMARRËS

 

Të fillosh një biznes të ri “Start Up” nuk është aspak e lehtë por, jo edhe e pamundur. Për t’iu dalë në ndihmë të gjithë ndërmarrësve të ardhshëm, ditë më parë Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë në llogarinë e vet në Facebook ia prezantoi publikut në Kosovë mundësinë për të shkarkuar një doracak për bizneset “Start Up”.

 

Në parathënien e këtij libri në mes të tjerash thuhet: Shumë njerëz besojnë se ndërmarrësit lindin dhe nuk krijohen. Kjo nuk është e vërtetë. Kushdo mund të fitojë njohuritë dhe shkathtësitë për të transformuar një ide biznesi në një biznes të suksesshëm.

 

Ky doracak i ndihmon ata që aspirojnë të bëhen ndërmarrës që të zhvillojnë mendësinë dhe shkathtësitë për të vlerësuar saktë idenë e tyre të biznesit. Ai, po ashtu, i ndihmon që të ndjehen rehat me idenë e rrezikut të biznesit dhe si t’i minimizojnë rreziqet kur kjo është e mundur.

 

Për të qenë një ndërmarrës i suksesshëm nevojiten njohuri, shkathtësi, burime për planifikimin e biznesit dhe marrëdhënie me një mentor. Po ashtu, kërkohet kohë, planifikim, durim dhe fleksibilitet. Ky doracak i ofron këto elemente si dhe udhëzime për individët aventurier të cilët janë të gatshëm “që të udhëtojnë me raketën” e ndërmarrësisë.

 

Krahas gjuhës angleze ky doracak ofrohet falas edhe në 6 gjuhë të tjera, duke i përfshirë edhe gjuhën frënge dhe ruse. Për ta zgjedhur versionin e gjuhës që ju përshtatet më shumë dhe për ta shkarkuar atë shkoni këtu.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE