TË BASHKUAR KUNDËR DHUNËS GJINORE: KFOR-I E MBËSHTET FUSHATËN 16 DITËT E AKTIVIZMIT

 

Komandanti i misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës Gjinore”.

 

KFOR-i i mbështet plotësisht “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës Gjinore”, një iniciativë thelbësore që synon që të promovojë dinjitetin, sigurinë dhe mbrojtjen për të gjitha gratë në Kosovë, pa marrë parasysh etninë, fenë apo besimin politik të tyre. Në këtë përpjekje, si në çdo luftë kundër dhunës, duhet të qëndrojmë të bashkuar. Bashkimi është fuqia jonë, siç na kujton motoja e KFOR-it: “Unitas Omnia Vincit” – “Uniteti i njerëzve fiton mbi të gjitha”.

 

Le të bashkohemi për të ndaluar dhunën.

Le ta bëjmë tani!