TË RINJTË DUAN EVROPË MË TË FORTË

Paqja, demokracia, liria dhe të drejtat e njeriut do të duhej të ishin udhëzuesit për krijimin e politikave dhe bashkëpunimit në Evropë- është theksuar në Deklaratën e të Rinjve, e cila është korniza e ceremonisë mbyllëse të Konferencës “Re-boot Europe”. Kjo konferencë u zhvillua online më 16 dhe 17 si dhe me 20 dhe 21 korrik 2020. Konferenca u organizua me rastin e 20 vjetorit të Nismës për Evropën Juglindore të Zyrës Frënge-Gjermane për të Rinjtë (FGYO) dhe në të morën pjesë mbi 100 të rinj nga Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Kroacia, Franca, Gjermania, Kosova, Maqedonia Veriore, Mali i Zi dhe Serbia.

 

Të rinjtë po ashtu theksuan se është e mundur dhe nevojitet një Evropë më e fortë, dhe se për t’u arritur kjo, institucionet e BE-së, shtetet anëtare, anëtaret e ardhshme, shoqëria civile dhe secili individ në mbarë Evropën duhet të bëhen pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm për t’u përballur me të kaluarën dhe pajtuar, me solidarizimin, ndryshimet klimatike, digjitalizimin dhe mësimin ndërkulturor.

 

“Pa solidarizim – në mes të, dhe brenda shoqërive tona – nuk jemi dhe nuk do të mund të përballemi me sfidat e përbashkëta. Në këtë kohë të krizës globale për shkak të pandemisë së COVID-19 nuk mund t’i harrojmë sfidat me të cilat përballen ata që në shoqëritë tona janë më pak të dukshëm, në mesin e të cilëve janë refugjatët dhe emigrantët, si dhe nevojën që të angazhohemi shumë më tepër në luftën kundër pabarazisë sociale dhe ekonomike.”

 

“Arsimimi do të duhej të ishte në qendër të projektit evropian por, arsimimi duhet të rishikohet në mënyrë që të rinjve t’iu mundësohet që të ecin përpara në këtë botë të ndërlikuar dhe ndërkulturore. Prandaj, në programet shkollore/universitare duhet të përfshihen trajnime ndërkulturore të obligueshme për nxënësit dhe profesorët, kurse programet për shkëmbimin e nxënësve, dhe për shkëmbimet sportive dhe kulturore do të duhej të ishin shumë më të zhvilluara” – janë disa prej rekomandimeve në këtë deklaratë.

 

Rekomandimet e tjera mund t’i lexoni dhe nëse pajtoheni me ato ju mundeni edhe ta nënshkruani këtë deklaratë duke shkuar në këtë link: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScX_TOJdS5hNXfB-hX8tWBn6bqLvz_ExpbGMFsnjPzK6AazQg/viewform

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE