TEKNIKA E FEYNMAN PËR TË MËSUAR – KATËR HAPA TË THJESHTË

Kur bëhet fjalë për të mësuarit në momentet kur iu bie përqendrimi apo dëshira për të mësuar apo mbase kur e hasni ndonjë koncept të vështirë për ta kuptuar, mbase është koha që të praktikoni Teknikën e Feynman për të mësuar. Ky është një model metal, të cilin e ka shpikuar fituesi i Çmimit Nobel për Fizikë Richard Feynman, i cili përpos si shkencëtar i jashtëzakonshëm, njihet edhe si “Shpjegues i Shkëlqyer”.

 

Teknika e të mësuarit

 

Teknika e Feynman për të mësuar është prezantuar nga James Gleick në veprën e tij biografike “Gjeniu: Jeta dhe Shkenca e Richard Feynman”. Aty autori e shpjegon metodën, gjegjësisht mënyrat në të cilat Feynman i ka përgatitur provimet e tij në Universitetin e Princeton.

Në fakt, Feynman i ka riorganizuar njohuritë e tij. Ai ka punuar me javë të tëra në ndarjen e secilës degë të fizikës dhe gjatë tërë kohës i ka kushtuar vëmendje mospërputhjeve. Ai është mundura që të gjejë thelbin e secilit subjekt. Mirëpo, ky është vetëm hapi i parë.

 

Hapat e Feynman

 

  1. Në një letër shkruajeni emrin e konceptit që dëshironi ta zotëroni dhe më pas shkruajeni çdo gjë që e dini për atë temë. Mos harroni, ndonëse teknika e ka emrin e një fizikani ajo mund të përdoret në çdo fushë të studimit.

 

  1. Shpjegojeni konceptin me fjalët e juaja, ashtu siç do t’ia shpjegonit dikujt tjetër. Përqendrohuni në përdorimin e gjuhës dhe termave sa më të thjeshta. Mos e kufizoni shpjegimin tuaj në një përkufizim të thjeshtë apo pasqyrë të përgjithshme; sfidojeni veten që të përdorni nja apo dy shembuj për t’u siguruar se koncepti i juaj është funksional.

 

  1. Rishikojeni shpjegimin tuaj dhe identifikoni pjesët ku nuk keni ditur diçka ose ku keni menduar se shpjegimi i juaj është i paqartë. Sapo t’i keni përcaktuar ato kthejuni leximit të materialeve burimore, librave, shënimeve apo shembujve që mund t’i gjeni për ta plotësuar të kuptuarit tuaj.

 

  1. Nëse ndonjë prej pjesëve në shpjegimin tuaj përmban shumë terma teknike apo gjuhë komplekse, sfidojeni veten që t’i rishkruani këto pjesë në mënyrë më të thjeshtë. Sigurohuni që shpjegimi i juaj të mund të kuptohet nga dikush që nuk i zotëron dijet bazë të cilat besoni se i zotëroni ju vetë.

 

Kështu pra, me zbatimin e këtyre katër hapave të thjeshtë ju do të filloni të mësoni përmes Teknikës së Feynman, e cila është një metodë e përsosur për të përthithur informacione të reja dhe për t’i kuptuar më mirë të dhënat e vjetra.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE