TERAPI PËRMES ARTIT

Ditën e shtunë më 16.05.2020, Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore (QHPSM) do të organizojë një seancë të terapisë së artit e cila do të udhëhiqet z. Migjen Amzai. Në kuadër të këtij aktiviteti do të mbahet vetëm një seancë. Mirëpo, ajo do të pasohet me një ligjërim të drejtpërdrejt në Facebook (në llogarinë e QHPSM) nga ana e z. Amzai, në mënyrë qe edhe publiku i gjerë të ketë mundësi që të informohet me parimet e përgjithshme si dhe përfitimet që i ka terapia e artit.
Sipas znjsh. Vlerë Hyseni, nga QHPSM, ky aktivitet iu dedikohet parimisht fëmijëve, pasi që është duke u organizuar në kuadër të Konferencës së Tretë Ndërkombëtare për Shëndetin, Mirëqenien, Edukimin dhe Të Drejtat e Fëmijëve. Por gjithashtu, është i dobishëm edhe për prindërit, për shkak se përmes tij, ata do të kenë mundësinë që ta kuptojnë artin si një mënyrë për komunikim me fëmijët e tyre.
“Porosia e jonë ka të bëj me rritjen e vetëdijesimit dhe gjetjen e metodave më efektive që të tjerët të mund ta kuptojnë botën e brendshme të fëmijëve, së bashku me ndjenjat që i kanë ata, qofshin ato pozitive apo negative, pasi që shpeshherë fëmijët e kanë të vështirë që t’i shprehin të gjitha ato që i ndjejnë,” shtoi znjsh. Hyseni.
Vlen të ceket që terapia e artit është e dobishme edhe për të rriturit, por për qëllimet e konferencës, fokusi kryesor kësaj radhe është tek fëmijët.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE