THËNIE TË PERSONALITETEVE HISTORIKE QË DO T’JU FRYMËZOJNË

 

Nganjëherë është e vështirë për të gjetur frymëzimin. Mirëpo, ne besojmë se thëniet në vazhdim të personaliteteve historike do t’ju frymëzojnë më shumë se kurdoherë më parë. Pa marrë parasysh nëse ato janë thënë nga Ghandi, Abraham Lincoln apo Janis Joplin, nga këto thënie do të mësoni shumë.

 

“Merita e suksesit time është se kurrë nuk kam pasur dhe as nuk kam dhënë arsyetime.” Florence Nightingale, themeluese e infermierisë moderne.

 

“Nëse nuk mund të shpjegosh diçka në mënyrë të thjeshtë, atëherë nuk e ke kuptuar sa duhet,” Albert Einstein, shkencëtar.

 

“Personat që kanë thënë se diçka nuk mund të bëhet nuk kanë arritur kurrë asgjë,” Eleanor Roosevelt, ish Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

“Mos e komprometo veten. Ti je gjithçka që e ke,” Janis Joplin, këngëtare dhe shkruese e teksteve.

 

“Duaji të gjithë, besoju disave dhe mos i bëj keq askujt,” William Shakespeare, shkrimtar.

 

“Ata që ua mohojnë të tjerëve lirinë, nuk e meritojnë as për veten e tyre,” Abraham Lincoln, Kryetar i 16-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

“Përkundër të gjithave, ende besoj se në shpirt njerëzit janë të mirë,” Ana Frank, shkrimtarja e ditarit të famshëm dhe viktimë e Holokaustit.

 

“Kurrë mos e pengo armikun në gabimet e tij,” Napoleon Bonaparte, sundues dhe ushtarak.

 

“Për nesër lëri vetëm ato gjëra që je gati t’i lësh pa mbaruar kur të vdesësh,” Pablo Picasso, piktor.

 

“Gjithmonë e zgjedh lumturinë përpara dinjitetit,” Charlotte Brontë, shkrimtare.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE