T’I FUQIZOJMË VAJZAT

25.06.2020

Vazhdës së organizatave të shumta që janë duke organizuar aktivitete online si pasojë e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, iu bashkëngjitet edhe organizata jo qeveritare TOKA. Kjo e fundit, më 29 dhe 30 qershor 2020 do të organizojë një Kamp Online Dyditor për Vajzat.

 

Tema e kampit është: “T’i fuqizojmë vajzat” dhe pjesëmarrja është e hapur për të gjitha vajzat që janë të interesuara. Aktivitetet online të kampit do të zhvillohen nga ora 11:00 deri në orën 17:00. Sigurisht gjatë kësaj kohe janë paraparë që të mbahen edhe pauzat përkatëse.

 

Të gjitha vajzat e interesuara që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë kamp mund të paraqiten për pjesëmarrje duke e plotësuar formularin e regjistrimit të cilin mund ta gjejnë në adresën: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSftC3ZgwYjatEXSPxp5ph8ULTr8GDQTAgm92PZXVpcOE9TcUQ/viewform.

 

OJQ TOKA është organizatë që ofron programe edukative inovative për të rinj. Misioni i TOKA-së është që ta ndihmojë shoqërinë kosovare duke investuar në rininë e saj.

NEW MAGAZINE