TRI DITË ME AKTIVITETE NË MANIFESTA 14

 

Këtë fundjavë në kuadër të Manifesta 14 do të organizohen dy evente për fëmijët deri në moshën 14 vjeçare. Aktiviteti i parë është seanca e leximit dhe të shkruarit kreativ më Dije Demiri Frangu, kurse aktiviteti i dytë është StopMotion Animation 101 me Kaltrina Berisha.

 

Aktiviteti i parë do të organizohet ditën e shtunë (më 13.08.2022) duke filluar nga ora 13:00 në ambientet e Qendrës për Praktikë Rrëfyese (ish ndërtesa e bibliotekës Hivzi Sylejmani. Udhëheqësja e këtij aktiviteti Dije Demiri Frangu është autore e librave për fëmijë dhe profesoreshë e Literaturës për Fëmijë. Ajo i ka botuar trembëdhjetë libra, shtatë prej të cilëve janë për fëmijë, si dhe e ka ligjëruar lëndën e Literaturës Shqiptare për Fëmijë në Universitetin e Prishtinës.

 

Në kuadër të punëtorisë StopMotion Animation 101, e cila do të organizohet ditën e diele (më 14.08.2022), Kaltrina Berisha do ta përshkruajë këtë proces hap pas hapi për fëmijët deri në moshën 14 vjeçare. Punëtoria do të zgjasë katër orë 13:00 deri në 17:00). Edhe kjo punëtori do të organizohet në Qendrën për Praktikë Rrëfyese.

 

Animacioni StopMotion është një prej metodave më të vjetra të animacionit, e cila daton që nga viti 1898. Përmes kësaj teknike, objektet manipulohen fizikisht me ndryshime të vogla ndërmjet pamjeve të fotografuara individualisht për të krijuar përshtypjen e lëvizjes. Kjo teknikë mund të përdoret me të gjitha objektet që i kemi përreth dhe është posaçërisht e dobishme për krijimin e materialeve interesante për rrjetet sociale.

 

Ndërsa adhuruesit e poezisë do të kenë mundësi që sot (12.08.2022) nga ora 18:00-19:30 po në hapësirat e Qendrës për Praktikë Rrëfyese të vizitojnë seancën e leximit “Dhe ne erdhëm çdo verë”. Në kuadër të kësaj seance, poetja Elona Beqiraj, do t’i lexojë poezitë e saj.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE