TRISTAN DA CUNHA: ISHULLI MË I LARGËT NË BOTË

 

Ishulli Tristan da Cunha, ose thjesht Tristan, është ishulli më i largët në botë i cili gjendet në mes të Oqeanit Atlantik. Ai gjendet diku në mes të Rio de Janeiro-së dhe Kejptaunit dhe në vijim ju mund të lexoni disa detaje interesante për këtë ishull.

 

Ishulli Tristan është zbuluar në vitin 1506, mirëpo nuk u popullua deri në vitin 1817. Ky ishull u evakuua për shkak të shpërthimit vullkanik në vitin 1961, mirëpo sot është një komunitet i suksesshëm modern.

 

Eksploruesit e hershëm e injoruan ishullin Tristan si vendbanim të mundshëm për shkak të peizazhit të tij malor, mungesës së një limani natyral, mungesës së tokës bujqësore dhe klimës së ashpër me shira të dendura dhe erëra të forta gjatë të gjitha stinëve. U nevojitën një lloj i pazakonshëm i njerëzve, të gatshëm për të jetuar në kufijtë jetësor, që ky ishull të popullohej dhe më pas të përparonin në komunitetin më të izoluar në botë.

 

Vendbanimi është ndërtuar në një zonë me përpjetë të lehtë nën shkëmbinjtë e lartë 800 metra dhe me pamje në plazhet ranore – Plazhi i Madh dhe Plazhi i Vogël. Fillimisht vendbanimi u emërua Edinburgh of Seven Seas (Edinburgu i Shtatë Deteve) pas vizitës së Dukës së Edinburgut, Princit Alfred, djalit të dytë të Mbretëreshës Viktoria, në vitin 1867.

 

Është pothuajse e sigurt që sot nuk do të arrini rastësisht në Tristan, sepse ky ishull është 2173 kilometra ose 1350 milje larg çdo komuniteti tjetër në botë.

 

Tristani është shtëpia e trashëgimtarëve të ardhacakëve të parë (emrat, data e arritjes dhe shtetësia e të cilëve janë të shënuara në ndërtesa), ku vetëm shtatë mbiemra familjar kanë mbijetuar në mesin e banorëve të sotëm: Glass (William 1816, Skoci), Svain (Thomas 1826, Angli), Green (Peter, Holandë), Rogers (Thomas 1836, SHBA), Hagan (Andrew 1849 SHBA), Repetto (Andrea 1892, Itali), Lavarello (Gaetano 1892, Itali).

 

Në këtë ishull ka pak popullsi të emigrantëve, ku përfshihet administratori dhe mjeku me familjet e tyre. priftërinjtë banojnë aty vetëm nga disa muaj, kurse profesionistët e tjerë vijnë për vizita (për shembull stomatologu, syze punuesi) vetëm disa ose ndonjëherë edhe disa muaj.

 

Aktualisht 21 banorë të këtij ishulli jetojnë në mërgim kurse 22 njerëz, ku përfshihen emigrantët dhe familjet e tyre si dhe vizitorët, jetojnë në ishull. Rrjedhimisht, në ishullin Tristan da Cunha aktualisht jetojnë 245 banorë. Kohë pas kohe numri i përgjithshëm i banorëve të ishullit ndryshon, sepse njerëzit e fitojnë apo humbin të drejtën e vendbanimit në këtë ishull.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE