TV SERITË MË TË MIRA PËR ADOLESHENTË QË MUND TË SHIKOHEN NË NETFLIX

Një nga aspektet negative të pandemisë COVID-19 është se nuk mund të shkoni jashtë dhe të takoni miqtë tuaj. Por e mira e kësaj situate është se ju keni më shumë kohë për të kaluar në shtëpi. Kjo do të thotë më shumë kohë për të mësuar, për familjen tuaj dhe pse jo edhe për të shikuar programe televizive me vëllezërit ose motrat tuaja. Për t’ju ndihmuar të filloni, ne kemi përgatitur një listë të shkurtër të disa prej programeve më të mira televizive për adoleshentët që mund t’i gjeni në Netflix.

 

ATYPICAL (2017- )

Rrjeti TV: Netflix

Data e premierës: 11 gusht 2017

Zhanri: Dramë

Krijuesit: Robia Rashid, Seth Gordon

Rolet: Keir Gilchrist, Jennifer Jason Leigh, Michael Rapaport

 

Atypical është historia e pjekurisë së Sam (luajtur nga Keir Gilchrist), një 18-vjeçar në spektrin autist ndërsa ai është në kërkim të dashurisë dhe pavarësisë. Përderisa Sam është në udhëtimin e tij qesharak por, emocional të vetë-zbulimit, pjesa tjetër e familjes së tij duhet të përballen me ndryshimin në jetën e tyre, pasi të gjithë luftojnë me temën qendrore: çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh normal?

 

DERRY GIRLS (2018- )

Rrjeti TV: Channel 4

Zhanri: Komedi

Krijuesi: Lisa McGee

Rolet: Nicola Coughlan, Louisa Harland, Kathy Kiera Clarke

 

Programet për adoleshentët shpesh janë gazmore, por pak janë aq histerike sa Derry Girls. Bashkëprodhimi i Channel 4/Netflix për nxënëset e shkollave katolike në vitet ‘90-ta në fundin e Problemeve të Irlandës Veriore, ka të bëjë me problemet e tyre, të pashteruara të adoleshencës që janë tejet qesharake. Tërë grupi i aktoreve dhe sjelljet e tyre të çuditshme janë gati perfekte; pasi t’i shikoni disa episode një pas një, ju nuk do të keni nevojë për asnjë ekip tjetër imagjinar për t’u relaksuar.

 

CHILLING ADVENTURES OF SABRINA (2018- )

Rrjeti TV: Netflix

Data e premierës: 26 tetor 2018

Rolet: Kiernan Shipka, Miranda Otto, Chance Perdomo

 

Sabrina Spellman është një vajzë tipike adoleshente, përveç faktit që ajo është edhe një gjysmë shtrigë dhe jeton në një shtëpi të mbinatyrshme me dy hallat e saj shtriga dhe kushëririn e saj magjistar. Heroina, e luajtur nga dinamikja Kiernan Shipka, duhet të gjejë pozitën e saj si në botën njerëzore ashtu edhe në botën e saj të re të magjisë: pasi të mbush 16 vjeç, ajo duhet të zgjedhë nëse duhet ta nënshkruajë apo jo emrin e saj në Librin e Bishës dhe mbi Zotin e Errët, i cili, pa dijeninë e saj, e sheh shtrigën e re gjithnjë e më të fuqishme si anijen e përsosur për qëllimet e tij më të këqija.

 

TROLLHUNTERS

Rrjeti TV: Netflix

Data e premierës: 23 dhjetor 2016

Zhanri: Animacion

Krijuesi: Guillermo del Toro

Rolet: Kelsey Grammer, Ron Perlman, Steven Yeun

 

Një djalosh adoleshent e zbulon një luftë në mes të dy grupeve të kukudhëve nën qytetin e tij të lindjes dhe fillon një aventurë pasi gjen një hajmali mistike.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE