UJËVARA HUKOU NË KINË

 

Ujëvara Hukou është ujëvara e dytë më e madhe në Kinë dhe zakonisht ajo është pothuajse 30 metra e gjerë përpara se të fillojë stina e vërshimeve. Pas fillimit të stinës së vërshimeve, gjerësia e kësaj ujëvare pothuajse dyfishohet për të arritur në 50 metra.

 

Lokacioni i ujëvarës

Ujëvara Hukou gjendet në Lumin e Verdhë dhe është më e madhja në këtë lum. Ajo krijohet në kalimin e Lumit të Verdhë përmes Maleve Hukou, të cilat e pengojnë rrjedhën e lumit dhe e ngushtojnë atë në mes të 20 dhe 30 metrave gjerësi. Për shkak të këtij ngushtimi të rrjedhës shpejtësia e ujit rritet përnjëherë dhe më pas ai kalon përmes një të çare të vogël në një shkëmb.

 

Emri i ujëvarës

Emri Hukou do të thotë goja e ibrikut të çajit, duke iu referuar vendndodhjes unike të Ujëvarës Hukou. Teksa uji bie poshtë përmes të çarës së ngushtë ai të krijon përshtypjen e ujit që derdhet nga një ibrik i çajit. Kur uji e godet tokën ai krijon re masive të tymit në ajër duke e krijuar përshtypjen e avullit që del nga një ibrik i çajit. Kështu, kjo ujëvarë e ka marrë emrin e saj – Ujëvara Hukou – për shkak të ngjashmërisë së madhe në mes të kësaj ujëvare dhe ibrikut të çajit.

 

Ngjyra e ujëvarës

Uji në Ujëvarën Hukou e ka ngjyrën e verdhë për shkak të sasive të larta të sedimenteve në Lumin  Verdhë. Studimet e kryera nga Universiteti Rice (Rajs) tregojnë që Lumi i Verdhë transporton sedimente 20 herë më shumë se sa është vlerësuar nga modelet e mëparshme. Sipas studimeve Lumi i Verdhë i bart pothuajse 16 miliardë tonelata të lymit çdo vit. Arsyeja pse Lumi i Verdhë transporton sasi kaq të larta të sedimenteve është për shkak se 95 për qind e energjisë së tij është në dispozicion për këtë transportim për dallim nga lumenjtë e tjerë si Amazona apo Misisipi, të cilët e shfrytëzojnë vetëm 40 – 60 për qind të energjisë së tyre. Sedimentet, zakonisht përshkojnë distanca të mëdha për shkak të përmasave të tyre tejet të vogla.

 

Turizmi përgjatë ujëvarës

Ujëvara Hukou konsiderohet si një prej destinacioneve kryesore turistike në Kinë për shkak të madhësisë dhe ngjyrës së saj. në vitin 1991, kjo ujëvarë u përcaktua si një nga 40 lokacionet më skenike të Kinës. Të dhënat nga kompanitë turistike tregojnë që Ujëvarën Hukou e vizitojnë më shumë se 100.000 turistë do vit. Turistët zakonisht e vizitojnë atë gjatë muajve prill dhe maj dhe nga shtatori deri në nëntor.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE